“Visi negociatori më i mirë”/ Operacioni “Ura”, zbardhet dëshmia e Dumanit për italianët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin “Ura”, që çoi në goditjen e një rrjeti të gjerë të trafikut të drogës në vendin tonë dhe në Itali.

Në dosjen e anti-mafias italiane zbulohet se organizata kishte si drejtues kryesor shtetasin Xhevdet Troplini. Ndërmjetësit kryesor të Xhevdet Troplinit në këtë aktivitet dyshohet të kenë qenë Adi Çoba dhe Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”.

Dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, përpara prokurorëve italianë kanë ofruar detaje për disa nga emrat më në zë të krimit, por dhe personazhe, të cilët kanë vepruar, pa u ekspozuar më parë.

Në dosjen italiane, bashkëpunëtori i drejtësisë, ka përshkruar aktivitetin kriminal të Xhevdet Troplinit dhe nipit të tij Elvis Doçi. Sipas tij, Troplini drejton një grupet më të rrezikshëm në vend, ku nipi i tij, është po ashtu një figurë udhëheqëse.

“Vitet e fundit është bërë grupi më i madh, të paktën në qytetin e Durrësit për trafikun e kokainës dhe heroinës dhe më pas për vrasje”, thotë Dumani për Xhevdet Troplinin.

Bashkëpunëtori i drejtësisë ka dhënë gjithashtu informacione që e pozicionojnë “Visi e Pojës” si një figurë të lartë brenda kontekstit kriminal, të lidhur me grupin e udhëhequr nga xhaxhai i tij, Xhevdet Troplini. Në veçanti, pasi e ka njohur nëpërmjet një fotografie, Dumani ka deklaruar se e njeh prej shumë vitesh, për shkak të bashkëpunimit të ngushtë kriminal që ai kishte pasur në të kaluarën me Fatmir Troplinin, i quajtur “Miri”, djali i Xhevdet Troplinit.

Ai ka treguar se “Visi i Pojës”, zakonisht trafikonte lëndë narkotike të llojit heroinë, nga viti 2010 deri në 2013.  Sipas Dumanit, që nga viti 2013, ai ka filluar të trafikon sasi të mëdha kokaine, deri në tonelata, në vend të heroinës.

Pjesë e procesverbalit të marrjes në pyetje të Nuredin Dumanit:

BASHKËPUNËTORI: “Po, numri pesë (5).”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Po, numri pesë (5).”

BASHKËPUNËTORI: “E identifikoj shumë mirë.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Kush është?”

BASHKËPUNËTORI: “Nuk e di mbiemrin e tij, por e njoh me emrin Visi. E njoh prej vitesh, që kur isha i vogël, rreth 16-17 vjeç.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Çfarë di për këtë Visin, me çfarë merrej?”

BASHKËPUNËTORI: “Visi është një negociator shumë i mirë.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Negociator i çfarë?”

BASHKËPUNËTORI: “Fillimisht për trafikun e heroinës.”

Lexo edhe :  Portali i Berishës del blof, Rama nuk udhëtoi në Londër me 'business class'

Oficer i P.G., GJONI: “Në cilin vit?”

BASHKËPUNËTORI: “Nga viti 2010 deri në 2013 ishin më të fuqishmit.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Për heroinën gjithmonë?”

BASHKËPUNËTORI: “Për heroinën.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Në cilin periudhë?”

BASHKËPUNËTORI: “2010 – 2013.”

MAJOR CEA: “Bën pjesë në ndonjë grup?”

BASHKËPUNËTORI: “Një grup shumë i madh. Është grupi i Xhevdet Troplinit.”

Oficer i P.G., DUKA: “Shpjego lidhjen me Xhevdetin.”

BASHKËPUNËTORI: “Grupi i Xhevdet Troplinit në vitet e fundit është bërë grupi më i madh, të paktën në qytetin e Durrësit.”

Oficer i P.G., GJONI: “Për çfarë?”

BASHKËPUNËTORI: “Për trafikun e kokainës dhe heroinës, dhe më pas për vrasjet. Jo vrasje me pagesë.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Më parë thatë se ai ishte një negociator i madh i heroinës nga 2010 deri në 2013. Pse vetëm deri në 2013? Çfarë bëri më pas?”

BASHKËPUNËTORI: “Më pas në 2013 ai la heroinën dhe filloi me kokainën sepse heroina nuk kishte shumë vlerë.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Vetëm kokainë apo edhe heroinë?”

BASHKËPUNËTORI: “Jo, për heroinë nuk e kam dëgjuar më, por për kokainë po. Me tonelata.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Bën pjesë në grupin e Troplinit?”

BASHKËPUNËTORI: “Po. Është numri dy.”

NËNKOLONEL OCCHIOGROSSO: “Si e thërrasin Visi?”

BASHKËPUNËTORI: “Kusho (në shqip, kushëri) me pseudonim.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Visi?”

BASHKËPUNËTORI: “Po, Visi. Miri më thoshte ‘duhet të flas me kushëririn tim (në shqip kusho)! Duhet të takoj Visin.’”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Dhe kur e thoshte këtë, i referohej Visit?”

BASHKËPUNËTORI: “Visi, Visi, gjithmonë Visi.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Ok. Në grupin e Troplinit, me çfarë merrej Visi?”

BASHKËPUNËTORI: “Me të gjithë veprimtarinë kriminale.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Ke pasur marrëdhënie të drejtpërdrejta me Visin?”

BASHKËPUNËTORI: “Po, kam pasur.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Nëpërmjet Chat-it?”

BASHKËPUNËTORI: “Jo, jo me Chat, personalisht.”

NËNKOLONEL OCCHIOGROSSO: “Po e thërrisnin Visi apo edhe Visi i Pojës?”

BASHKËPUNËTORI: “Të gjithë e thërrisnin Visi i Pojës.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: “Nuk kishte persona të tjerë me këtë emër?”

BASHKËPUNËTORI: “Për një kohë mendova se mbiemri i tij ishte Poja.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: “Vetëm ai?”

Oficer i P.G., DUKA: “Vetëm atij i thoshin Visi i Pojës, apo ia thoshin dikujt tjetër?”

BASHKËPUNËTORI: “Jo. Vetëm atij. E thoshin edhe Miri i Pojës, duke iu referuar djalit të tij. Djalit të Xhevdet Troplinit të quajtur Poja. Doni t’ju tregoj kur është arrestuar Poja?”/e.s

Të fundit

I treti më i votuar në diasporë, Murrizi tallet me kandidatët e PD: Bythecë politikë!

Kandidati për deputet në listën e hapur të Tiranës, Myslim Murrizi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në...

Berisha ‘mbolli’ Belerin në Greqi, s’mund të ‘korrë’ vota diaspore

Jakin Marena Kryetari i PD Sali Berisha si gjithnjë nuk është pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit të këtij viti, ku koalicioni Për Shqipërinë Madhështore”...

Befason Xherdan Shaqiri: Për momentin, dera për Zvicrën është e mbyllur

Xherdan Shaqiri, një nga lojtarët legjendarë tashmë te Zvicra, ka vendosur që për momentin të mos rikthehet në ekipin kombëtar. Edhe pse trajneri Murat...

U përplas me prokuroren/ Babai i Luis Meçes: Duan të mos zbardhet vrasja e Martinit

Ditën e sotme në gjykatë, babai i Luis Meçes u përplas me prokuroren e çështjes dhe ajo e përjashtoi nga seanca. Ai për një emision...

Hapen zyrtarisht kapitujt e rinj/ Në Bruksel, Konferenca e Pestë Ndërqeveritare

Shqipëria është një hap më pranë Bashkimit Europian. Këtë të enjte në Bruksel, u mbajt Konferenca e Pestë Ndërqeveritare, ku u hapen negociatat për...

Lajme të tjera

Web TV