Në seancën konstituive të parlamentit të ri më 8 Shtator për herë të parë do të betohen 67 deputetë të rinj.
Pjesa tjetër rikthehen për të vazhduar jetën parlamentare.
Nga një hulumtim i gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, në jetëshkrimet e atyre që do të ulen në parlamentin e ri, sikurse edhe në legjislaturat e shkuara profesionet më dominuese të deputetëve të dalë nga 11 Maji, janë ato të ekonomistëve dhe juristëve.
31 është edhe numri deputetëve të rinj që kanë studiuar ekonomi – financë dhe administrim biznesi.
Në krah të njeriut të shifrave dhe gazetarisë në parlament Erion Braçe do të jetë edhe ekonomisti tepelenas Tërmet Peçi, bashkë me dy socialistët e tjerë fitues Ceno Klosi dhe Petrit Malajn.
Ndërsa studimi në Amerikë i Belind Këlliçit pritet të jetë një vlerë e shtuar në parlament kur do të flitet për çështjet e menaxhimit ekonomik.
DEPUTETËT EKONOMISTË
Erion Braçe Ekonomi
Tërmet Peçi Ekonomi
Ervin Demo Ekonomi
Petrit Malaj Ekonomi
Adi Qose Ekonomi
Ceno Klosi Ekonomi
Klevis Jahaj Ekonomi
Bora Muzhaqi Ekonomi
Xhelal Mëziu Ekonomi
Bledjon Nallbati Ekonomi
Mesila Doda Ekonomi
Besart Xhaferi Ekonomi/Shkenca politike
Bujar Leskaj Ekonomi /Jurist
Delina Ibrahimaj Financë-Bankë
Ornaldo Rakipi Financë Kontabilitet
Elton Korreshi Financë
Milva Ekonomi Statistikë/Ekonomi
Antoneta Dhima Plan Financë
Anila Denaj Financë/ Menaxhim Bankar
Ledina Alolli Marketing
Jorida Tabaku Administrim Biznesi
Klodiana Capja Administrim Biznesi
Xhenis Cela Administrim Biznesi
Etleva Budini Administrim Biznesi
Evis Kushi Administrim Biznesi
Enno Bozdo Administrim Biznesi
Marjana Koçeku Agro-Biznes
Fidel Kreka Menaxhim Biznesi
Belind Kellici Shkenca Menaxhimi
Genti Lakollari Inxhinieri Agro Ushqim
Dhimitër Kruti Inxhinieri Agrare
27 është numri juristëve deputetë të cilët do të jenë pjesë e parlamentit të ri.
Krahas atyre me shumë mandate si Ulsi Manja, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi apo Fatmir Xhaxha ekspertizës juridike të parlamentit i shtohet ajo e ish gjyqtarit Gjin Gjoni dhe ish prokurorit Arjan Ndoja përfshi atë të Adriatik Lapajt.
DEPUTETËT JURISTË
Ulsi Manja Jurist
Damian Gjiknuri Jurist
Oerd Bylykbashi Jurist
Gazment Bardhi Jurist
Fatmir Xhafaj Jurist
Saimir Korreshi Jurist
Blendi Himci Jurist
Ivi Kaso Jurist
Adriatik Lapaj Jurist
Gjin Gjoni Jurist (ish-gjyqtar)
Arian Ndoja Jurist (ish-prokuror)
Ani Dyrmishi Jurist
Saimir Hasalla Jurist
Olsi Komici Jurist
Bledi Çomo Jurist
Bledar Cuci Jurist
Gent Strazimiri Jurist
Ramadan Likaj Jurist
Igli Hasani Fakulteti Drejtësisë
Belinda Balluku Juriste
Aurora Mara Juriste
Aulona Bylykbashi Jurist
Adea Pirdeni Juriste
Erjona Ismaili Juriste
Elda Hoti Juriste
Greta Bardeli Juriste
Erisa Xhixho Juriste
Krahas doktorit të vjetër Sali Berishës dhe në mungesë të doktorit të ri Ilir Alimehmeti i cili mori mbi 16.000 vota por nuk u fut dot në parlament, në sallën e kuvendit të ri do të kemi 12 ligjvënës të cilët profesionin e parë në jetë kanë patur atë të mjekut.
DEPUTETËT MJEKË
Sali Berisha Mjek
Bardh Spahia Mjek
Flamur Noka Mjek
Asfloral Haxhiu Mjek
Tritan Shehu Mjek
Enriketa Jaho Mjeke
Klodiana Spahiu Mjeke
Ilirian Pendavinji Mjek
Zija Ismaili Mjek
Brunilda Mersini Mjeke
Loer Kume Stomatolog
Manjola Luku Farmaciste
8 deputetë janë me profesion inxhinier.
DEPUTETËT INXHINIERË
Blendi Klosi Inxhinieri Elektronike
Niko Peleshi Inxhinieri Elektronike
Fatmir Mediu Inxhinieri Gjeologji Miniera
Edi Paloka Inxhinieri Gjeo Fizike
Albana Vokshi Inxhinieri/Administrim Publik
Besa Spaho Inxhinieri Ndërtimi
Onid Bejleri Inxhinieri Civile
Redi Muci Inxhinier Strukturash
Nuk do ti mungojnë parlamentit të ri deputetët biznesmenë nga të dy kahet politikës.
Atyre ekzistues si Vullnet Sinaj, Flamur Hoxha dhe Agron Shehaj do ti bashkohen edhe Vasil Llajo me Skënder Pashajn.
Rikthehet në parlament në grupin e biznesmenëve Tom Doshi.
DEPUTETËT BIZNESMENË
Vullnet Sinaj Biznesmen
Flamur Hoxha Biznesmen
Agron Shehaj Biznesmen
Tom Doshi Biznesmen
Vasil Llajo Biznesmen
Skender Pashaj Biznesmen
Gjashtë pedagogët në parlament do ti udhëheqë nga profesori Agron Gjekmarkaj nënkryetari aktual i kuvendit.
DEPUTETËT NGA BOTA UNIVERSITETARE
Agron Gjekmarkaj
Jorida Tabaku
Iris Luarasi
Ina Zhupa
Hatixhe Konomi
Zamira Sinaj
Tetë është numri deputetëve që vina nga fusha e arsim dhënies.
DEPUTETËT ARSIMTARË
Alma Selami Mësuesi
Ana Nako Mësuesi
Marjeta Neli Mësuesi
Lindita Nikolla Mësuesi
Luan Baci Histori Gjeografi
Vangjel Dule Anglisht
Luciano Boçi Gjuhë Letërsi
Mirela Furxhi Përkthyese
Taulant Balla nuk do të mbetet vetëm në parlament si studiues i shkencave politike. Do të ketë në krah yllin në ngjitje të PS Elbasan Sara Milen bashkë me dijen e marrë në Londër prej demokratit Klevis Balliu i cili rikthehet në parlament.
DEPUTETËT E SHKENCAVE POLITIKE
Taulant Balla Shkenca politike
Sara Mila Shkenca Politike
Klevis Balliu Shkenca Politike
Arkend Balla Shkenca politike
Nuk do të mbeten pa përfaqësim në parlament Shkencat Sociale si dhe nga shkencat e natyrws.
DEPUTETË NGA SHKENCAT SOCIALE DHE SHKENCAT E NATYRËS
Albana Koçiu Shkenca Sociale
Erjon Mile Shkenca Sociale
Pirro Vengu Histori Filozofi
Jozefina Topalli Shkenca Matematike/ Fizike
Igli Cara Biokimi
Fadil Nasufi Biologji kimi
Eduard Shalsi Biologji Kimi
Ogerta Manastirliu Inxhinieri Kimi shkenca natyre
Ekspertizën e marrëdhënieve ndërkombëtare në parlament do ta sjellin tre deputetë. Me tyre kryetarja aktuale e kuvendit Elisa Spiropali dhe ish shefja e diplomacisë Olta Xhaçka.
DEPUTETËT E MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
Elisa Spiropali Marrëdhënie Ndërkombëtare
Olta Xhacka Marrëdhënie Ndërkombëtare
Erion Malaj Diplomaci
Nëse vala e punës parlamentare do ti lodhë deputetët e rinj ata s’kanë pse të dalin jashtë perimetrit të parlamentit për tu qetësuar.
Kanë në gjirin e tyre tre kolegë që vinë nga psikologjia.
DEPUTETËT PSIKOLOGË
Romina Kuko Psikologji
Kiduina Zaka Psikologji
Ermal Pacaj Psikologji
Si asnjëherë më parë komuniteti medias do të ketë në parlamentin e ri katër ish gazetarë të cilët duhet të mbajnë peshën e ligjvënësve e për tu komportuar nga gazetaria tek politika frontale parlamentare.
Ish kryeredaktorit një gazete si Tedi Blushi dhe zëri analizës politike Iris Luarasi do ulen në kahe të kundërta në sallën e parlamentit.
DEPUTETËT GAZETARË
Arbjan Mazniku Gazetari / Komunikim Publik
Tedi Blushi Gazetari
Iris Luarasi Gazetari
Ardit Bido Gazetari
Vendet e lëna bosh të ish deputetëve me formim ushtarak si Xhemal Qefalia dhe Denis Deliu do të zënë tre të tjerë.
DEPUTETËT USHTARAKË
Kastriot Piroli Akademia Skënderbej /Ushtarak
Agron Malaj Akademi ushtarake Skënderbej
Ervin Hoxha Shkenca sociale/ Akademi Sigurie
Nuk do të mungojnë deputetët që vinë nga fusha e menaxhimit si Ermal Elezi. Arkitektët do ti përfaqësojë Ilva Gjuzi ndërsa Sabina Jorgo do të sjellë në parlament eksperiencën e mirë-menaxhimit të Burime Njerëzore dhe rekrutimit. Top Channel/e.s