Zbulohet për herë të parë marrëveshja që Nuredin Dumani ka firmosur me SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke goditur njëra pas tjetrës grupet kriminale në vendin tonë. “Çelësi” i hapjes së dyerve enigmatike për prokurorinë ka qenë dhe vijon të jetë Nuredin Dumani, krimineli i rrezikshëm i cili nga një vrasës me pagesë është kthyer në “pentiton” e drejtësisë.

Për herë të parë në Inside Story në Top Channel është zbuluar edhe marrëveshja që Dumani ka firmosur me drejtësinë shqiptarë.

Në vitin 2022, pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë të asokohe dhe ish-drejtorit të Krimeve, Dumani shprehu gatishmërinë për bashkëpunim, duke premtuar zbardhjen e krimeve e dosjeve të cilat kishin zënë pluhur prej vitesh.

Kjo kërkesë e tija menjëherë thuhet se u delegua te prokurori Altin Dumani, Doloreza Musabelliu dhe Behar Dibra, të cilët për dy javë me radhë dëgjuan rrëfimet e tij ku dhe më pas, në 18 maj të 2022 i ofruan të bëhej bashkëpunëtor me drejtësinë.

Në dëshminë e siguruar nga Inside Story, Dumani, rrëfen se krimi i parë që kreu, ka qenë shitja e një arme, një krim i cili e futi në një rrugë pa krye dhe e çoi në rrugën e një vrasësi me pagesë të pamëshirshëm.

Por, sipas tij pasi u tradhtua nga “shokët” dhe pasiguria për jetën e tij e shtynë që të marrë vendimin për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe për të shkatërruar grupet kriminale që dikur i kishte shërbyer.

“Personi nën hetim Nuredin Dumani, merr përsipër të bashkëpunojë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke dëshmuar dhe dhënë informacion të plotë e pa asnjë rezervë ose kusht për të gjitha faktet, ngjarjet dhe rrethanat që shërbejnë si prova vendimtare, për zbulimin, hetimin, gjykimin e të gjithë krimeve të rënda të kryera nga ai dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Kjo Marrëveshje bashkëpunimi mund të revokohet nga pala e akuzës, kur vërtetohet se bashkëpunëtori i drejtësisë bën deklarime të rreme, mban rezerva lidhur me faktet, ngjarjet dhe rrethanat që provohet se ka dijeni, ose kur ai me dashje shkel kushtet e përcaktuara në këtë akt-marrëveshje”, thuhet në marrëveshjen e përpiluar mes drejtësisë dhe Dumanit e publikuar kjo për herë të parë.

Kush është Nuredin Dumani

Shumë vite më parë  41 vjeçari nga Dibra e me banim në Durrës, ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze të trafikuar në Francë. Sipas dëshmisë së të resë nga Durrësi, Dumani ishte tutori i rrjetit që i mashtronte vajzat duke u propozuar martesë, në rast refuzimi i kërcënonte se do të vriste familjarët e tyre. Po ashtu, Nuredin Dumani ka provuar qelinë edhe për akuzën e vjedhjes.

I cilësuar si një ndër vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri, është përfshirë në disa vrasje. Nuk ka kursyer as miqtë e tij. Dumani dyshohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia në Shënavlash të Durrësit, Viktor dhe Besmir Haxhia.

Gjithashtu, ai dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Anxhelo Avdylit dhe Dorian Shkozës, po në qytetin bregdetar. Motivet zyrtarisht nuk dihen, por thuhet se ata janë përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe më pas ka lindur nevoja për “spastrime” mes radhëve. Në këto ngjarje, Dumani dyshohet se ka bashkëpunuar me mikun e tij Talo Çela. Dy miq që më vonë u kthyen në armiq të përbetuar.

Nuredin Dumani akuzohet se për shkak të “prishjes së pazareve” me mikun Talo Çela, i ekzekutoi këtij të fundit vëllain, shkruan newsbomb.al. Bujar Çela, një taksist në të zezë u vra për shkak të miqësisë së prishur mes vëllait të tij dhe Nuredin Dumanit.

Saga e vrasjeve ky dyshohet se është përfshirë ai nuk përfundon këtu. Më 20 korrik 2020, në mes të Elbasanit ekzekutohet me armë zjarri Emiljano Ramazani, baba i katër fëmijëve. Kamerat e sigurisë fiksuan në vendngjarje Klevis Kapllanin, mikun e ngushtë të Nuredin Dumanit. Ky i fundit ishte i pranishëm në Elbasan, por nuk dihet nëse ka qëlluar apo ishte vetëm vëzhgues.

Hetuesit kishin dyshime të forta se këto vrasje lidheshin me 4.6 milionë eurot e grabitura në Rinas.

Dy muaj pas vrasjes së Emiljano Ramazanit në Elbasan, Nuredin Dumani ekzekuton vetë shokun e tij, Klevis Kapllanin. Ishte pikërisht ky i fundit që e ndihmoi dhe tërhoqi këmbëzën duke i marrë jetën babait të katër fëmijëve më 20 korrik.

Kur i kishte eleminuar të gjithë shokët dhe bashkëpunëtorët, ai u fokusua te i vetmi i mbijetuar. Miku me të cilin tashmë ishte armik i përbetuar, Talo Çela, ishte i vetmi objektiv që i kishte mbetur. Ama dhe ky i fundit nuk ja falte gjakun e të vëllait dhe shokëve të vrarë.

Pasditja e 30 marsit të vitit 2022 mund të kishte prodhuar viktimën e radhës. Nuredin Dumani ishte nisur të vriste armikun e tij të fundit por nga atentator u kthye në pre. Ai ra “viktimë” e atentatit që do të kryente vetë në kryqëzimin e Peqinit, pasi Talo Çela ishte vënë në dijeni dhe e priste.

Breshëri plumbash në rrugën Elbasan-Peqin. Natyra e atentatit dhe mënyra e organizimit ngriti në këmbë Policinë dhe vuri në lëvizje Forcat Speciale, sepse u kuptua që nuk bëhej fjalë për ngjarje ordinere por një “larje hesapesh mes kokash”. Makina ku udhëtonte Nuredin Dumani u sulmua me breshëri automatiku nga një makinë tjetër ku dyshohet se ishte Talo Çela.

Për pasojë, Dumani mbeti u plagosur dhe u nis drejt Fierit. I strehuar në një apartament në lagjen “Apolonia”, telefonoi në spital dhe kërkoi ndihmë. Por, spitali vuri në dijeni sallën operative dhe në Fier ishte e gjithë Policia. I shumëkërkuari dhe një nga personat me rrezikshmëri të lartë shoqërore ishte tashmë në duart e Policisë.

Të fundit

Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3/ Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vijon pa ndalim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me çeljen sot të negociatave për 8 Kapituj të rinj nga Grupi 3. Përmes...

Fituesi i Eurovision: Do doja që konkursi i radhës të mbahej në Vjenë, pa Izraelin

JJ, përfaqësues i Austrisë dhe fitues i Eurovision 2025, komentoi rastin kontrovers të pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin më të madh muzikor dhe tha se...

Sulm me thikë në një shkollë fillore në Gjermani, plagoset 11-vjeçari

Një djalë njëmbëdhjetë vjeçar u plagos me thikë në një shkollë në Berlin të enjten. Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes...

SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së (kriteret)

SPAK ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në njoftimin e SPAK, thuhet se...

Alibeaj: Vetëm Berisha s’ka moral që të ankohet për vjedhjen e votave

Zgjedhjet përfunduan dhe pritet vetëm certifikimi i tyre nga KQZ, ku PS mori 83 mandate me gati shumicë të cilësuar, PD dhe aleatët ‘madhështorë’...

Lajme të tjera

Web TV