Vengu pret komandantin e FSK: Shqipëria krah Kosovës për garantimin e stabilitetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot në një takim zyrtar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari. I pranishëm në këtë takim ishte edhe shefi i Shtabit të përgjithshëm te FA gjenerallejtënant Arben Kingji. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi bashkëpunimin strategjik dhe vëllazëror ndërmjet dy vendeve tona në fushën e Mbrojtjes, i cili konsiderohet një faktor stabiliteti për rajonin dhe një orientim i qartë drejt integrimit euroatlantik.

Vengu vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit me Kosovën dhe konfirmoi përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në nisma rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë Kartën e Adriatikut (US-A5).

Ndër të tjera, në këtë takim u diskutua rreth situatës së brishtë të sigurisë në rajon, ku u dënuan sulmet terroriste dhe kriminale në veri të Kosovës, si dhe tensionet në Bosnje Hercegovinë. Ministri Vengu theksoi se Shqipëria do të mbetet gjithmonë krah Kosovës për të garantuar siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

Po ashtu, ministri Vengu theksoi qëndrimin e Shqipërisë se misioni i NATO, KFOR, është garanti për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Ministri Vengu dhe gjenerallejtënant Jashari theksuan prioritetet e përbashkëta për forcimin e FSK si një forcë moderne dhe territoriale përmes pesë shtyllave kryesore: kapitali njerëzor, modernizimi dhe zhvillimi i kapaciteteve, industria ushtarake dhe inovacioni, qëndrueshmëria kombëtare (përfshirë mbrojtjen kibernetike dhe civile) dhe infrastruktura kritike.

Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fushën e Mbrojtjes është konkretizuar me pjesëmarrjen aktive në stërvitjen ndërkombëtare Defender Europe 2025, ku Shqipëria dhe Kosova luajnë një rol kyç.

Një tjetër fushë me rëndësi strategjike është ajo e arsimit ushtarak. Akademia e Forcave të Armatosura shqiptare vijon të ofrojë bursa dhe kurse për studentët dhe oficerët nga Kosova, ndërkohë që po shqyrtohen edhe kuota të veçanta në universitete publike për specialitete të rëndësishme për mbrojtjen.

Lexo edhe :  Paralajmërim për fruthin gjatë pushimeve: Rastet po rriten

U diskutua gjithashtu për mundësinë e tërheqjes së burimeve njerëzore nga diaspora dhe individët me shtetësi të dyfishtë si dhe nxitjen e kthimit të profesionistëve me aftësi të larta në Shqipëri dhe Kosovë përmes stimujve konkretë.

Plani i bashkëpunimit dypalësh për vitin 2025 përfshin 64 aktivitete konkrete: takime, trajnime, shkëmbim informacioni dhe stërvitje, të cilat janë tashmë në proces zbatimi./e.t

Të fundit

Irani njofton: Do t’i paraqesim SHBA-së propozimin për programin bërthamor

Irani ka deklaruar se shumë shpejt do t’i paraqesë Shteteve të Bashkuara propozimin për një marrëveshje mbi programin e...

Po përjetojmë fazat e para të një shteti policor nën Trump

Nga Robert Reich Tani që tarifat e Donald Trump janë pezulluar, ligji i tij “i madh dhe i bukur” është bllokuar dhe teknologu miliarder që...

Kurora e kampionit të sigurimeve rajonale, SIGAL lider brenda dhe jashtë kufijve

SIGAL INSURANCE GROUP fiton një tjetër vlerësim ndërkombëtar prestigjioz. Në fillim të muajit kompania u njoftua zyrtarisht se ishte shpallur “Kompania më e Mirë...

Bardhi reagon pas shtyrjes së seancës: Parlamenti nuk është prona juaj

Nuk do të ketë seance plenare të enjten. A2 CNN mëson se seanca është shtyrë për të hënën më 16 qershor, me kërkesë të...

Rrugëtimi i valutës europiane, nga froni i lavdisë në hijen e “superlekut”

Nga froni i lavdisë, në hijen e “Superlekut”. Euro, monedha e artë e ëndrrave europiane, vite më parë sundonte me krenari në çdo transaksion,...

Lajme të tjera

Web TV