I vdiq pacientja gjatë ndërhyrjes, reagon mjeku Ilir Shani: Kur doli nga salla ishte mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Ilir Shani, i cili realizoi operacionin e 54-vjeçares në Durrës e cila humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale, ka reaguar për herë të parë dhe tregon me detaje operacionin e kryer dhe gjendjen shëndetësore të Valbonës, deri në momentin ku fatkeqësisht ndërroi jetë.

“Ndiej detyrim moral dhe profesional të paraqes një sqarim mbi ngjarjen tragjike”, kështu e ka nisur reagimin e tij mjeku përgjegjës i operacionit.

Ai tregon se 54-vjeçarja u operua me sukses dy ditë më parë në gjendje shumë të mirë, ishte aktive dhe nuk kishte asnjë shqetësim, por në orët në vijim, në mëngjesin e 21 majit pacientja pësoi një arrest kardiak të menjëhershëm, dhe ndërroi jetë.

Reagimi i plotë i mjekut Ilir Shani:

Në vijim të ngjarjes së rëndë që ndodhi para dy ditësh në ambientet e spitalit tonë, ndjej për detyrë morale dhe profesionale të paraqes një sqarim mbi pozicionin tonë si institucion shëndetësor dhe timin personalisht si mjek përgjegjës.

Së pari, në emër të stafit mjekësor dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet familjarisht më të sinqerta familjes së të ndjerës V.XH. Kjo humbje është thellësisht e dhimbshme për të gjithë ne, pasi e ndjera ishte jo vetëm paciente, por edhe një e njohur e afërt e jona për të cilën ushqenim respekt të veçantë. Ndajmë dhimbjen dhe qëndrojmë pranë familjarëve në këtë moment të vështirë.

Si mjek përgjegjës, ndjej detyrimin të sqaroj rrethanat e kësaj ngjarjeje të trishtë, duke u udhëhequr nga parimi i transparencës ndaj familjarëve dhe qytetarëve.

Pacientja V.XH iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale të ngushtimit te stomakut më datë 20.05.2025. Operacioni përfundoi normalisht dhe pacientja u transferua në pavijon në gjendje të mire. Gjatë orëve në vijim, gjendja e saj u monitorua vazhdimisht dhe parametrat jetësorë rezultuan brenda normave.Pacientja ishte aktive , lëvizte , komunikonte , nuk kishte asnje shqetesim .

Lexo edhe :  Shumica e të rinjve shqiptarë nuk e njohin trashëgiminë jomateriale

Fatkeqësisht, ne te gdhirë te dates 21 , pacientja pësoi një arrest kardiak të menjëhershëm, pasojë e një infarkti akut masiv, dhe ndërroi jetë brenda pak minutash. Megjithëse ndihma mjekësore u ofrua menjëherë , goditja rezultoi fatale dhe përpjekjet për ta rikthyer në jetë nuk patën sukses.

Në emër të vetes dhe të të gjithë stafit që ka qenë i përfshirë në trajtimin e pacientes, shpreh keqardhjen më të thellë për këtë humbje. E kuptojmë dhe ndjejmë dhimbjen e familjes dhe jemi të gatshëm të ofrojmë bashkëpunimin e plotë me organet përkatëse, të cilat do të hedhin dritë mbi çdo aspekt të kësaj ngjarjeje. m.p.

Të fundit

Tronditet tregu i aksioneve të Teslës: 152 miliardë dollarë të djegura në katër orë

Zgjati pothuajse një vit. Ishte 13 qershori i vitit 2024 kur, pak minuta pasi Trump ishte goditur nga një...

E dua grafitin në Paris, por “tagging” është një version vizual i “manspreading”

Më quani një “bobo” të shtresës së mesme, por arti i rrugës me frymëzim nuk ka asgjë të përbashkët me shkrimet e spërkatura që...

Robert De Niro zbulon rregullin e tij nr.1 të prindërimit në moshën 81 vjeçare

Aktori legjendar Robert De Niro, 81 vjeç, ka ndarë një nga këshillat më të ndjera për prindërimin, teksa rrit vajzën e tij 2-vjeçare, Gia,...

“A rrezikon mandati yt nga rinumërimi”? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas vendimit për rinumërimin e votave në këtë...

Pas sulmit me dron të Ukrainës, a ka ndryshuar ndonjë gjë për Putinin?

David French dhe Megan K. Stack shpjegojnë pse premtimet e shumta të Trump për të përfunduar konfliktin “për 24 orë” ishin thjesht fantazi. Pas një...

Lajme të tjera

Web TV