Gruaja ndërroi jetë pas ndërhyrjes për ngushtim të stomakut, reagon mjeku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka reaguar mjeku Ilir Shani, i cili ndodhet në qendër të akuzave për neglizhencë në trajtimin mjekësor, pas vdekjes së pacientes, e cila ndërroi jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale për ngushtimin e stomakut.

Përmes një deklarate publike, Shani shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerës dhe theksoi se ka një detyrim moral dhe profesional për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

“Në emër të stafit mjekësor dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerës. Kjo humbje është thellësisht e dhimbshme për të gjithë ne, pasi e ndjera ishte jo vetëm paciente, por edhe një e njohur e afërt për të cilën ushqenim respekt të veçantë,” u shpreh ai.

Sipas tij, ndërhyrja kirurgjikale përfundoi me sukses më datë 20 maj 2025, dhe pacientja u transferua në pavijon në gjendje të mirë, pa shqetësime. Por në orët e para të mëngjesit të datës 21 maj, pacientja pësoi arrest kardiak të menjëhershëm, që sipas mjekut ishte pasojë e një infarkti akut masiv.

“Ndihma mjekësore u ofrua menjëherë, por goditja rezultoi fatale dhe përpjekjet për ta rikthyer në jetë nuk patën sukses,” shpjegoi Shani.

Ai deklaron se stafi ka qenë i angazhuar plotësisht në trajtim dhe se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me të gjitha organet hetimore për të sqaruar çdo aspekt të ngjarjes.

“E kuptojmë dhe ndjejmë dhimbjen e familjes dhe jemi të gatshëm të ofrojmë bashkëpunimin e plotë me organet përkatëse,” theksoi ndër të tjera Shani./E.T

Të fundit

Trajneri Inzaghi largohet nga Interi pas ofertës marramendëse!

Ebujshme! Simone Inzagi do të jetë trajneri i ri i Al Hilal. Në Arabinë Saudite e bëjnë të kryer...

Dorëheqja e kupolës së PD dhe bashkimi i opozitës, urgjente për shërimin e demokracisë

Nëse llogarisim vetëm votat brenda Shqipërisë, pa përfshirë diasporën, rezulton se votat anti-Rama në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishin gjithsej 673 mijë. PD dhe...

Rudina Hajdari: Berisha është e shkuara, duhet të dorëhiqet

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit...

Zvicër, skiatorët gjenden të pajetë në mal, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Zvicër, ku pesë skiatorë kanë humbur jetën. Shërbimet e urgjencës ishin "alarmuar" një ditë më...

Incidenti në Mitrovicë, kreu i Policisë: Në qafën e serbit ishte vendosur bojë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media pas incidentit të ndodhur në veri të vendit, ku njësitë...

Lajme të tjera

Web TV