Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte filloi me pretekstin se u vra duka Franc Ferdinandi, kjo luftë e paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit i kushtoi atij humbjen 20 milionë njerëzve. “Lufta e Madhe” përfshiu gjashtë kontinentet e banuara të lëmshit tokësor: në, Afrikën, Amerikën e Jugut, Amerikën e Veriut dhe Australinë. Lufta e pare botërore ishte kryesisht e përqendruar me dy blloqet.
Blloku i Antantës ku bënte pjesë Britania, Franca dhe Rusia dhe blloku Tripalesh (Forcat Qendrore) ku bente pjese Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia. Të dyja blloqet kërkonin pretekst për fillimin e luftës. Dhe ai u gjet në 28 qershor 1914 kur nje nacionalist serb Gavrillo Princip, vrau trashigimtarin e fronit te Austrise Franc Ferdinandin. Austro-Hungaria i dergoi ultimatum Serbisë, por Serbia refuzoi, dhe pas një muaji, respektivisht me 28 korrik, Austro-Hungaria hyn në luftë më Serbine. këtë konflikt mbarëbotëror të armatosur u përballuan dy fuqi të mëdha: Perandoritë qendrore (Perandoria Gjermane dhe Perandoria Austro-Hungareze) dhe nga ana tjetër Pakti i Trefishtë (me Mbretëritë e Bashkuara, Francën, dhe Rusinë). Lufta e Madhe filloi me 28 korrik 1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918 me fitoren e Bllokut te Antantes.
Lufta shkaktoi shpërbërjen e kater perandorive: Perandorisë Austro-Hungareze, Prusisë, Perandorisë osmane dhe Rusisë. Gjermania humbi perandoritë koloniale dhe shtetet evropiane të Çekosllovakisë, Estonisë, Finlandës, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Jugosllavisë fituan pavarësinë.
Lufta e Parë Botërore shënoi mbarimin e rendit botëror që u vendos pas Luftërave Napoleoniane, dhe ishte një shkaktare e rëndësishme për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.Atentati per vrasjen e franc Franc Ferdinand njihet ndryshe si atentati sarajeves!
Kalendar
23 maj 1430 – Lufta 100 vjeçare anglo – franceze, rrethimi i Compirgne: Zhan d’Ark kapet nga forcat e Burgundisë.
23 maj 1701 – Pasi dënohet për pirateri dhe vrasje, William Moore, apo siç njihej “Kapiteni William Kidd” varet në Londër.
23 maj 1799 – Lindi Thomas Hood, dramaturg, poet, humorist britanik dhe botues. Hood vdiq më 1845.
23 maj 1805 – Napoleon Bonaparte kurorëzohet mbret i Italisë në katedralen e Milanit.
23 maj 1813 – Lideri amerikanojugor i pavarësisë, Simon Bolivar, hyn në Merida, duke filluar okupimin e Venezuelës dhe shpallet El Libertador (“Çlirimtari”).
23 maj 1911 – Përurohet Biblioteka publike e Nju Jorkut, struktura më e madhe prej mermeri ndërtuar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara