“Më bënë magji të zezë”, 51-vjeçarja shqiptare përndjek për 10 vite fqinjët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ajo ishte e bindur se ne ishim të këqij, se ne ishim djalli dhe se ne e shikonim me sy të keq. Ajo nuk pushonte kurrë së na ofenduari: e bënte këtë çdo ditë me një ton të zemëruar. Kur na shihte, na pështynte.”

Kjo ishte deklarata e një të moshuare italiane, e cila për 10 vite u përndoqën nga një 51-vjeçare shqiptare. Sipas mediave italiane, kjo e fundit është dënuar me dy vite burg dhe me gjobë 7 mijë euro për dëmshpërblimin e viktimës, Giuseppina, një 70-vjeçare nga Cremona.

E moshuara, së bashku me bashkëshortin e saj, i cili ka vdekur që atëherë, jetuan një makth për dhjetë vjet për shkak të fqinjës së saj, e cila që nga viti 2015, me ngacmime, zhurmë dhe fyerje, ua ka kthyer jetën dy bashkëshortëve në një ferr të vërtetë.

“Po më bëni magji të zezë me sodë buke.”- i thoshte shqiptarja se herë e takonte, sipas dëshmisë së të moshuarës.

“Ajo na quajti të neveritshëm, gënjeshtarë, por ne gjithmonë i përgjigjeshim me heshtje. Përveç një herë, kur i thashë se kishte nevojë për trajtim. Ajo bënte gjithë kohës zhurmë në shtëpi, sipër, bërtiste, kur na shihte thoshte ‘zhurmë, zhurmë’, sikur të duhej ta largonte djallin, bënte gjestin me brirë dhe pështyu mbi ne” – ishte dëshmia e italianes.

Familja ishte përpjekur të kërkonte ndihmë , duke iu drejtuar institucioneve, punonjësve socialë, por nuk u bë asgjë.

“Ishte si një rreth vicioz. Babai im, i cili ishte sëmurë në vitin 2022, vdiq në nëntor 2024 dhe për shkak të këtyre qëndrimeve, ai nuk ishte në gjendje të përjetonte ato momente qetësie dhe heshtjeje që ishin të nevojshme për të. Ne u torturuam nga kjo zonjë” – deklaroi vajza e çiftit.

Lexo edhe :  Shehi flet pas dorëheqjes/ Dhashë shembull demokracie. Rama fitoi se nuk ka alternativë

Për shkak të fqinjës së saj, Giuseppina nuk dilte më nga shtëpia përveçse për të bërë pazar dhe për të shkuar në kishë. m.p.

Të fundit

Autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake në Fier, disa të lënduar

Një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier, mëngjesin e sotëm në vendin...

Ushtria amerikane “zbarkon” në Kosovë në kuadër të “Defender Europe 25”

Kosova sivjet është nikoqire e stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 25”. Ushtrimet do të mbahen në poligonin ushtarak të Babaj Bokës në Gjakovë. Disa mira...

Zbulohet pas 48 vitesh fëmija ilegal i Freddie Mercury me gruan e shokut të tij

Një libër i ri biografik që do të publikohet së shpejti, me titull “Love, Freddie”, po trondit botën e muzikës dhe fansat e Queen,...

VIDEO/ Napoli në festë, mijëra tifozë festojnë titullin kampion!

Një natë për t'u mbajtur mend në Napoli, jo si shumë herë. Skuadra e qytetit fitoi titullin e katërt në historinë e Serie A dhe...

Rama: Projekt me Italinë për energjinë, kemi ngritur parkun e parë teknologjikë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), kur ndër të tjera foli...

Lajme të tjera

Web TV