“Vijnë studentë nga vende armiqësore”, Trump vijon betejën me Harvardin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa ditësh një “luftë” e ftohtë ka nisur mes Donald Trump dhe universitetit prestigjoz Harvard.

Presidenti i SHBA-së, Trump mbrojti sot vendimin e administratës së tij për të bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard, një masë që u quajt e paligjshme nga universiteti i njohur dhe u pezullua nga një gjyqtar.

“Pse Harvard nuk thotë se gati 31% e studentëve të tij vijnë nga vende të huaja, e megjithatë këto vende, disa prej të cilave nuk janë aspak miqësore me Shtetet e Bashkuara, nuk paguanin asgjë për arsimimin e studentëve të tyre dhe as nuk kanë ndërmend ta bëjnë këtë”, shkroi Trump në platformën Truth Social.

Më tej ai vazhdon duke thënë se “Ne duam të dimë se kush janë këta studentë të huaj, një kërkesë e arsyeshme pasi ne i japim Harvardit miliardë dollarë, por Harvardi nuk është vërtet transparent”.

Të enjten, Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Christie Noem njoftoi revokimin e të drejtës së Harvardit për të pranuar studentë të huaj. Por një gjyqtar shpejt e pezulloi masën, të cilën universiteti e apeloi të premten herët në mëngjes në gjykatën federale në Massachusetts.

Administrata Trump akuzon Harvardin se nuk i lejon Uashingtonit të mbikëqyrë proceset e pranimit të studentëve dhe punësimit të fakultetit, dhe e akuzon universitetin se është një bastion i antisemitizmit, se promovon ide tepër progresive të krahut të majtë dhe se ka lidhje me Partinë Komuniste Kineze. m.p.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV