PD ka një plan për Alimehmetin për të fituar mandatin në tavolinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike shpreson të fitojë në tavolinë mandatin e Ilir Alimehmetit në qarkun e Tiranës duke kërkuar hapjen e kutive.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Franci Nuri konfirmon për Top Channel se kërkesa për rinumërim do të fokusohet tek rivlerësimi i fletëve të pavlefshme të votimit.

“Rezultati është mjaft i ngushte ne lidhje me mandatin e 14-të/ Mandati është diskutim mes Partisë Demokratike Aleancës për Shqipërinë Madhështore dhe partisë së z. Agron Shehaj. Fletët e pavlefshme janë një opsion, nuk mund te anashkalohen, pasi janë rreth 17-18 mije fletë votimi te pavlefshme ne gjithë qarkun e Tiranës dhe patjetër qe duhet te jene pjese e shqyrtimit dhe vlerësimit ne gjykimin tonë“-shprehet Franci Nuri, përfaqësues ligjor i PD.

Por, kali i betejës ligjore të demokratëve për ti hapur derën e Parlamentit doktor Alimehmetit, i cili e humbi për një grusht votash shansin për të veshur xhaketën e ligjvënësit nuk janë vetëm fletët e pavlefshme.

“Opsioni tjetër është duke parë materialet zgjedhore për çdo qendër votimi ku ne gjykojmë se ka pasur probleme dhe nëse hiqet një qendër votimi nga përllogaritja e rezultatit aty mund te ndryshoje mandatin pasi diferenca ka qenë më pak se 100 vota“.

Demokratët kërkojnë rrëzimin e zgjedhjeve jo vetëm në qarqet të cila i humbën, por edhe aty ku fituan.

“Është vendimmarrje politike e PD, pasi farsa ishte kudo prezente, kudo ka pasur probleme edhe pse ia dolëm të fitojmë“.

Tirana do jetë qarku i fundit që do ankimohet nga juristët e Partisë Demokratike, të cilët do shfrytëzojnë të gjithë kohën ligjore për të mbledhur provat për betejën e gjatë ligjore që i pret sa në dyert e KQZ, në atë të Kolegjit Zgjedhor. m.p.

Të fundit

5 mënyra për të rikthyer humorin e mirë kur ndiheni të lodhur ose të demoralizuar

Në një artikull të botuar së fundmi në Vanity Fair Italia, ekspertja e mirëqenies Sophie Trem ndan pesë strategji...

Kaos te PD, Andia Ulliri pretendon mandatin e Arjan Ndojës

Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Andia Ulliri, ka depozituar një ankesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku pretendon mandatin...

Gjermania po dëbon shqiptarët! Qeveria gjermane ka ndryshuar strategji

Shqiptarët nuk i kanë shpëtuar përpjekjeve të ekzekutivit të ri gjerman për të shtuar nivelin e riatdheshimeve. Media e njohur gjermane, Welt citon Günter...

A do të ktheheshit në fshat për 100 mijë euro?

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka propozuar një masë të re që synon të ringjallë zonat rurale të braktisura, përmes mbështetjes financiare për çiftet...

U zgjodh deputete në 11 Maj, Romina Kuko dorëhiqet si zv/ministre Brendshme

Kandidatja e listës së sigurt në Qarkun e Korçës Romina Kuko ka dhënë dorëheqjen nga detyra si zëvendësministre e Brendshme, pasi u zgjodh deputete...

Lajme të tjera

Web TV