Papa Leoni XIV, Eric Cantona dhe Albert Camus janë kushërinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një faqe interneti ka gjetur në pemën gjenealogjike një lidhje (të largët) midis Papa Leonit XIV dhe ish-futbollistit problematik Eric Cantona. Por midis të afërmve të shquar francezë, përveç atyre siçilianë tashmë të njohur, është edhe Albert Camus.

Një lidhje gjaku ka hetuar origjinën familjare të Papa Leonit XIV, Robert Francis Prevost, Papa i parë amerikan në historinë e Kishës. Për të cilin, Franca pretendon “të drejten e lidhjes së gjakut” të familjes së tij në një farë mënyre. Kjo për shkak se një faqe interneti e specializuar në rindërtimin e pemëve gjenealogjike — Geneanet — pretendon se ekziston një lidhje e largët me ish-futbollistin Eric Cantona.

I cili nuk se ishte një shenjtor në fushë, siç mund ta kujtojë mirë tifozi i Crystal Palace që mori një shqelm në fytyrë nga sulmuesi i atëhershëm i Manchester United. Lidhja midis Papa Leonit XIV dhe Cantona – edhe nëse shkon përtej gjashtë shkallëve të famshme të ndarjes – të bën të dridhesh pak. Nga njëra anë, trashëgimtari i Shën Pjetrit, nga ana tjetër, një ish-atlet i cili, sigurisht, nuk njihet për qetësinë e tij.

Pra, ndërsa Italia betohet se Prevosti ka paraardhës në rajonin e saj të Piemontes, francezët pretendojnë me zë të lartë origjinën e familjes së tij, e cila filloi – ose të paktën kështu duket – nga Normandia, duke kaluar nëpër Paris dhe më pas duke u zhvendosur në Luiziana dhe prej andej në Çikago, vendlindja e Papa Leoni XIV.

Në veçanti, nëpërmjet gjyshes së tij nga nëna, Suzanne Louise Marie Fontaine (1894-1979), e lindur në Le Havre nga prindër kuzhinierë normanë, e cila emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1915.

Lexo edhe :  Erdogan dorëzohet pas 22 vitesh në pushtet/ Nuk do të kandidoj më për President!

Jo vetëm kaq. Midis të afërmve të largët – ose më saktë, atyre shumë të largët, sepse këtu kalojmë nga brezi i 14-të në të 16-tin – është edhe filozofi dhe shkrimtari ekzistencialist francez Albert Camus, fitues i Çmimit Nobel për letërsi në vitin 1957 (i cili vdiq në vitin 1960). Për të cilin mund të thuhet se ësht pak më “i butë” se Cantona.

Por kujdes: nëse origjina franceze e Papa Leoni XIV është e njohur mirë, edhe Italia e Jugut konsiderohet e përfshirë. Sipas serverit discord të Genealogy dhe Qendrës së Généalogie frankofone të Amerikës, gjyshi i Papës nga ana e babait, ishte nga Milazzo, në provincën e Mesinës-Siçili.

Ai quhej Salvatore Giovanni Riggitano dhe lindi në Milazzo më 24 qershor 1876 në shtëpinë në Via Ottaviana. Ai ishte djali i Riggitano Santi dhe Alioto Maria, të cilët u martuan në vitin 1853. Lajmin e raportoi edhe Gazzetta del Sud disa ditë më pare. Gazeta në fjalë publikoi certifikatat e lindjes dhe të martesës të lëshuara nga Bashkia e Milazzos.

Gjyshi i Papa Prevostit emigroi në Amerikë në vitin 1904 me anijen Lombardia, e cila u nis nga porti i Napolit. Në Shtetet e Bashkuara ai u bë John dhe gjithashtu e ndryshoi mbiemrin e tij në Prevost (mbiemri i nënës së gruas së tij Suzanne Louise Marie Fontaine) sepse ishte tashmë i martuar./Corriere Della Sera m.p.

Të fundit

Balluku inspekton punimet në Qukës – Qafë Plloçë: Hapet brenda verës

Ashtu sikurse njoftoi në fillim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, se këtë verë përfundon një nga...

Skënder Minxhozi: Çfarë mesazhi na dha sot SHBA me një postim të thjeshtë

Titulli origjinal i shkrimit ishte "Amerika foli... dhe uroi!" Ishte e para që dikur mbante qëndrim sa herë që Shqipëria kalonte një situatë delikate, ndërsa...

5 mënyra për të rikthyer humorin e mirë kur ndiheni të lodhur ose të demoralizuar

Në një artikull të botuar së fundmi në Vanity Fair Italia, ekspertja e mirëqenies Sophie Trem ndan pesë strategji efektive për të rikthyer humorin...

Kaos te PD, Andia Ulliri pretendon mandatin e Arjan Ndojës

Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Andia Ulliri, ka depozituar një ankesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku pretendon mandatin...

Gjermania po dëbon shqiptarët! Qeveria gjermane ka ndryshuar strategji

Shqiptarët nuk i kanë shpëtuar përpjekjeve të ekzekutivit të ri gjerman për të shtuar nivelin e riatdheshimeve. Media e njohur gjermane, Welt citon Günter...

Lajme të tjera

Web TV