Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat e hapura, të cilët pretendojnë se u janë vjedhur votat nga kolegët e tyre nga radhët e PD që kanë fituar mandate në zgjedhjet e 11 majit.

Lidhur me pretendimet e shfaqura hapur nga kandidati Aulon Kalaja në qarkun e Durrësit dhe Lefter Maliqi, në qarkun e Beratit, Këlliçi tha se kjo tregon demokracinë dhe lirinë brenda PD.

Këlliçi më tej paralajmëroi çdo kandidat nga radhët e Partisë Demokratike që ka orientuar votën në skema të tilla që kanë dëmtuar kolegët brenda forcës së tyre politike, se do të japin llogari përpara ligjit.

“Nuk ka asgjë të rëndë në PD. Kur të faktohen. Në PD ndodhi një situatë krejt tjetër. Ka kandidatë të caktuar. E kam ndjekur unë zotin Kalaja në pretendimet e tij, edhe zotin Maliqi e kam parë. Janë të lirë. I kanë drejtuar një shkresë KQZ-së për të administruar pamjet filmike. Janë në të drejtën e tyre, do të monitorojnë pamjet filmike, do të shohin nëse ka pasur deformim të tillë apo jo. Nëse ka numërues, edhe të forcës sime politike, që kanë shkelur ligjin, le të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Kushdo që ka prekur një votë të një kandidati le të mbajë përgjegjësi para ligjit. Dhe të mësojnë të gjithë ata numërues që nuk luhet me mundin dhe djersën e asnjë kandidati. Nëse kjo ndodh do të jetë prapë një meritë e PD që ua jep mundësin kandidatëve të saj që ta çojnë të drejtën e vetë deri në fund, ndërsa në PS ka repart ushtarak që nuk pipëtin njeri para kryeministrit. Nëse ka ndonjë individ politik që ka orientuar komisionerët apo numëruesit për të bërë akte të tilla, të mbajë përgjegjësi edhe ai individi politik para ligjit, qofshin këta edhe deputet të PD apo titullarë të PD. Kush ka prekur një votë të një demokrati, apo kujtdo kandidati të mbajnë përgjegjësi jo morale, por politike dhe ligjore të gjithë ata që mund të kenë prekur votën e një kandidati”, tha Këlliçi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

Lexo edhe :  Po i dorëzonte klientit kokainën, karabinierët arrestojnë 30-vjeçarin shqiptar

Ai po ashtu nënvizoi se Sali Berisha, të cilin e akuzojnë për diktator, ndryshe nga Edi Rama që i ndaloi deputetët e vetë të kërkonin pamjet filmike të procesit të numërimit pranë KQZ, po i lë të lirë kandidatët e PD të kërkojnë të drejtën e tyre, duke mos ndërhyrë në këtë proces.

“Kjo tregon diferencën e madhe mes PD dhe partisë shtet dhe shtetit elektoral të Edi Ramës. Para rreth 10 ditëve u njoha nga media me kërkesën që kishin tre deputetë të PS, Blerina Gjylameti, Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia në lidhje me akuzat që ata kishin për vjedhje votash dhe deformim të rezultatit nga kolegët e tyre. Kam parë debate mes kandidatëv të PS në shkollën ‘Vasil Shanto’, etj. Por më ka bërë përshtypje kërkesa e këtyre tre deputetëve, e cila u zërua dhe u shua me një mesazh në Whats app nga kryeministri, që i tërhoqi veshin dhe i tha ju nuk mund të baltosni procesin zgjedhor ,me akuza ndaj njëri-tjetrit. Dhe kjo histori mori fund. Ia hoqi Edi Rama të drejtën tre deputetëve të tij që të kërkonin p0amjet filmike për të mësuar a i ishin prekur votat apo jo”, deklaroi Këlliçi. m.p.

Të fundit

Balluku inspekton punimet në Qukës – Qafë Plloçë: Hapet brenda verës

Ashtu sikurse njoftoi në fillim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, se këtë verë përfundon një nga...

Skënder Minxhozi: Çfarë mesazhi na dha sot SHBA me një postim të thjeshtë

Titulli origjinal i shkrimit ishte "Amerika foli... dhe uroi!" Ishte e para që dikur mbante qëndrim sa herë që Shqipëria kalonte një situatë delikate, ndërsa...

5 mënyra për të rikthyer humorin e mirë kur ndiheni të lodhur ose të demoralizuar

Në një artikull të botuar së fundmi në Vanity Fair Italia, ekspertja e mirëqenies Sophie Trem ndan pesë strategji efektive për të rikthyer humorin...

Kaos te PD, Andia Ulliri pretendon mandatin e Arjan Ndojës

Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Andia Ulliri, ka depozituar një ankesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku pretendon mandatin...

Gjermania po dëbon shqiptarët! Qeveria gjermane ka ndryshuar strategji

Shqiptarët nuk i kanë shpëtuar përpjekjeve të ekzekutivit të ri gjerman për të shtuar nivelin e riatdheshimeve. Media e njohur gjermane, Welt citon Günter...

Lajme të tjera

Web TV