“Mosveprimi ynë ka ndihmuar në pushtimin e Gazës”/ Letra për udhëheqësit evropianë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup zyrtarësh të Bashkimit Evropian i është drejtuar udhëheqësve të institucioneve evropiane me një letër të ashpër, duke kritikuar BE-në për “pak ose aspak veprim kuptimplotë” në përgjigje të krizës së rëndë humanitare në Rripin e Gazës.

Grupi “Stafi i BE-së për Paqe”, që përfshin mbi 2,000 punonjës të Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe agjencive të tjera të BE-së, kishte nisur vitin e kaluar një letër proteste kundër apatisë së bllokut ndaj situatës së palestinezëve. Në përvjetorin e asaj letre, ata u rikthyen me një letër të re drejtuar presidentëve të Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit Evropian, duke theksuar se institucionet e BE-së “kanë dështuar të përdorin ndikimin politik, diplomatik dhe ekonomik për të përmirësuar situatën në Gaza.”

“Mosveprimi i BE-së ka krijuar një mjedis papërgjegjshmërie që ka kontribuar në pushtimin në shkallë të plotë të Gazës që po ndodh aktualisht,” thuhet në letrën e dërguar.

Letrën e ka pasuar një njoftim i shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, për një rishikim të marrëveshjes tregtare me Izraelin. Megjithatë, grupi i stafit të BE-së e përshkroi këtë veprim si “shumë vonë për mijëra të vrarë në Gaza,” dhe kritikoi mungesën e një afati kohor për këtë proces.

Grupi kërkon pezullimin e marrëveshjes BE-Izrael, ndalimin e eksportit të armëve të shteteve anëtare në Izrael, si dhe mbështetje për hetimet ndërkombëtare për krimet e luftës.

Sipas stafit të BE-së, institucionet evropiane tregojnë një “standard të dyfishtë”, duke mos dënuar udhëheqësit evropianë që kanë diskutuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kërkohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte.

Grupi “Stafi i BE-së për Paqe” kërkon takime urgjente me udhëheqësit e Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit Evropian, ndërsa vazhdon të organizojë protesta paqeje çdo të enjte përpara selive të institucioneve evropiane.

Lexo edhe :  Hapet tuneli i Llogarasë, Belinda Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator

Komisioni Evropian nuk ka reaguar menjëherë ndaj këtyre kritikave, por presidentja Ursula von der Leyen ka cilësuar situatën humanitare në Gaza si “të papranueshme” dhe ka bërë thirrje për ndalimin e bllokadës dhe lirimin e pengjeve./E.T

Të fundit

“Koha jote ka perënduar”/ Tone të ashpra e akuza mes Berishës e Spiropalit në Kuvend

Ka përfunduar pas 15 minutash seanca plenare në Kuvend, e para që nga zgjedhjet e 11 majit. Seanca u...

“Ndërhyri në garën mes Olldashit dhe Bashës”/Deputeti i PD i nxjerr “të palarat” Berishës

Deputeti në largim i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, ka hedhur akuza të forta në adresë të liderit të PD-së, Sali Berisha, gjatë një interviste...

Rama në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Charlemagne” për Ursula von der Leyen

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e akordimit të çmimit “Charlemagne” për Ursula von der Leyen. Presidentja e Komisionit...

Parashqevi Simaku: Qëndrimi në rrugë ishte zgjedhja ime, pse të mos rrija jashtë?

Parashqevi Simaku do të japë një intervistë ekskluzive për “Opinion”, ndërsa Blendi Fevziu ka publikuar një fragment, në të cilin këngëtarja shprehet se zgjodhi...

Babai i Ilaria Sulës: Rutina jonë është nga varrezat në shtëpi

Flamur Sula, babai i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula që u vra nga ish-partneri i saj i saj, në një intervistë për mediat italiane ka...

Lajme të tjera

Web TV