Banka e Shqipërisë ndërhyn për herë të parë, kufizon kreditë për shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga muaji korrik çdo kredi e re që do jepet nga sistemi bankar për blerje banese do t’i nënshtrohet kritereve të reja. Banka e Shqipërisë vendosi disa masa kufizuese në këtë treg, duke hequr mundësinë që blerja e një prone të bëhet 100% me kredi. Konkretisht qytetarët do të financohet 85-80% të vlerës me kredi, për shtëpinë e parë dhe të dytë, nëse kredia është në lekë. Nëse është në valutë 75-70%.

Klodion Shehu, drejtor i Stabilitetit Financiar në bankën qëndrore, i ftuar në emisionin “E-ZONE”, shpjegoi arsyet pse ishte i nevojshëm ky kufizim.

“Ne vlerësojmë se aktualisht situata ekonomike është pozitive. Kemi rritje të ekonomisë, rritje të të ardhurave, rritje të kreditimit dhe norma interesi konkurruese. Historia e vendeve të tjera na ka treguar se pikërisht kur kemi situatë pozitive rreziqet fillojnë të akumulohen.

Paralelisht çmimet kanë pësuar një rritje të vazhdueshme, por ritmi i rritjes kohët e fundit ka qenë më i shpejtë sidomos gjatë 2024. Pra situata e mirë ekonomike dhe rritja e vazhdueshme dhe e shpejtë e çmimeve janë dy arsye. 

Por rreziku është nëse vijohet me këtë ritëm, gjasat janë që tregu të shkojë drejt një cikli vetpërmbushës, ku rritja e kreditimit mbështet rritjen e çmimeve të pronave”, shpjegoi Shehu në “E-ZONE”.

Paralelisht me kufizimin e masës së financimit, BSH ka kufizuar edhe atë që njihet si kësti mujor i kredisë në raport me të ardhurat. Kësti mujorë nuk do të kalojë më shumë se 40% të të ardhurave mujore të individit që kërkon kredi.

Por edhe pse kërkesa për të blerë banesa me 100% të vlerës me kredi, nuk janë praktika dominuese në treg, sipas të dhënave nga banka ato po rriteshin me ritëm të shpejtë kohët e fundit. Por çfarë efektesh pret Banka e Shqipërisë në treg me këto masa?

Lexo edhe :  BSH prezanton raportin e BERZH/ Sejko: Politikat të jenë të harmonizuara me integrimin

“Synimi jonë nuk ka qenë niveli i çmimeve. Sigurisht mund të ketë edhe ndonjë efekt në ulje të tyre. Ne duam që zhvillimet e çmimeve në këtë treg të jetë në përputhje me ecurinë e të ardhurave të shqiptarëve. 

Nëse  çmimet rriten më shpejt se të ardhurat, gjithmonë ekziston rreziku që të shkëputen nga faktorët bazë që përcaktojnë çmimin e pasurive të patundshme. Efekti i tyre do të shihet cili do të jetë. 

Këto masa merren për herë të parë nga ana e Bankës Qendrore. Do ta monitorojmë ndikimin. Masat janë në fuqi për dy vitet në vazhdim dhe më pas do të rivlerësohen”, tha Shehu në Vizon Plus.

Me këto masa Banka Qendrore synon të mbrojë qytetarët nga borxhet e tepërta, të mbrojë bankat nga kreditë e këqija, të frenojë rritjen e shpejtë të çmimeve në treg si dhe të kontrollojë rrezikun nga kreditë në valutë./e.t

Të fundit

Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 milionë lekë

Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë, nga...

Sistemi zgjedhor në Kosovë nuk është për t’u marrë si shembull

Ervis Iljazaj  Pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve të 11 Majit, parti politike apo kandidatë të caktuar i janë turrur sistemit zgjedhor propoecional shqiptar me...

“Beni ecën vetë”, historia e filmit të bazuar mbi romanin e Kiço Blushit

Filmi ‘Beni ecën vetë’ mbetet edhe pas kaq vitesh akoma mbetet ndër filmat më të mirë shqiptarë. ‘Beni ecën vetë’ është prej atyre filmave...

Catherine Paiz flet për tradhtitë e Austin McBroom: Më tha mos reago

Catherine Paiz, e njohur nga kanali “The ACE Family”, ka rrëfyer hapur për tradhtitë e ish-bashkëshortit të saj, Austin McBroom, gjatë një interviste në...

Trafik armësh nga Kosovë drejt Shqipërisë, arrestohen 10 persona!

Një operacion i madh kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar nga Policia e Tiranës. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV