U godit me shuplakë nga gruaja!/ Zyra e Macronit minimizon incidentin: Po bënin shaka!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një moment, ku dukej sikur presidenti francez Emmanuel Macron qëllohej me shuplakë nga gruaja e tij Brigitte pas mbërritjes së avionit presidencial në Vietnam, u bë viral në rrjete sociale. Kur dera e avionit hapet, kamera kapi siluetën e Macron si edhe duart e Brigitte mbi fytyrën e presidentit francez, një lëvizje që dukej si shuplakë.

Macron është dukshëm i befasuar, del jashtë për të përshëndetur të pranishmit, siç dikton protokolli. Çifti presidencial zbret shkallët. Presidenti francez, siç e ka zakon, ia zgjat dorën në mënyrë diskrete gruas së tij. Por Brigitte Macron refuzon mbahet në shkallët e avionit, duke ngritur pyetje rreth asaj që ka ndodhur mes tyre.

A po grindeshin? Në media sociale ‘shpërthyen’me furi teoritë konspirative. Pallati Elize, i përballur me sasinë e madhe të ripostimeve dhe komenteve mbi videon, fillimisht mohoi se ishte autentike. Pastaj, pasi rezultoi e kundërta, burime nga Elize folën për një “moment afërsie” mes tyre.

“Ishte një moment kur presidenti dhe gruaja e tij po relaksoheshin për herë të fundit para se të fillonte udhëtimi, duke ngacmuar njëri-tjetrin me shaka. Nuk kishte nevojë për më shumë për të ushqyer mullinjtë e teoricienëve të konspiracionit”, shtoi burimi./E.T

https://www.instagram.com/reel/DKHNjK-MtRz/?utm_source=ig_web_copy_link

Të fundit

Bëri shqiponjën para monumentit të UÇK-së, Adeyemi “çmend” serbët

Karim Adeyemi po shijon pushimet në Kosovë. Lojtari me pasaportë gjermane ka bërë bujë të madhe së fundmi, teksa...

“Koha jote ka perënduar”/ Tone të ashpra e akuza mes Berishës e Spiropalit në Kuvend

Ka përfunduar pas 15 minutash seanca plenare në Kuvend, e para që nga zgjedhjet e 11 majit. Seanca u karakterizua nga tone të ashpra...

“Ndërhyri në garën mes Olldashit dhe Bashës”/Deputeti i PD i nxjerr “të palarat” Berishës

Deputeti në largim i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, ka hedhur akuza të forta në adresë të liderit të PD-së, Sali Berisha, gjatë një interviste...

Rama në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Charlemagne” për Ursula von der Leyen

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e akordimit të çmimit “Charlemagne” për Ursula von der Leyen. Presidentja e Komisionit...

Parashqevi Simaku: Qëndrimi në rrugë ishte zgjedhja ime, pse të mos rrija jashtë?

Parashqevi Simaku do të japë një intervistë ekskluzive për “Opinion”, ndërsa Blendi Fevziu ka publikuar një fragment, në të cilin këngëtarja shprehet se zgjodhi...

Lajme të tjera

Web TV