“Janë nis me të vra k*rve”/ Tjetër email kërcënues ndaj presidentes Vjosa Osmani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke u përballur me kërcënime të vazhdueshme për jetën dhe sigurinë e saj. Raportohet se një tjetër email kërcënues është dërguar në emailin zyrtar të Presidencës së Kosovës.

Në mesazhin kërcënues shkruhet se janë nisur për të vrarë Osmanin ndërsa e ofendojnë atë duke e quajtur ku***. Më tej theksohet se personat që janë nisur jan spiuna të Serbisë dhe policë më armë të kontrabanduara.

“Janë nis me të vra k*** edhe shpijuna e Serbisë, polici çka janë me armë kontrabandume”, thuhet në emailin kërcënues që ka shkuar në adresë të presidencës. Media në Kosovë gjithashtu kanë publikuar foto nga mesazhi i dërguar në emailin e Presidencës.

Bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu ka reaguar 6 ditë më parë në lidhje me kërcënime të përsëritura dhe të drejtpërdrejta me jetë ndaj Vjosa Osmanit dhe anëtarëve të familjes së saj.

Sadriu përmes një postimi në “Facebook” shkroi se kërcënimet nuk janë të rastësishme dhe të izoluara, por të vazhdueshme. Ai theksoi se këto kërcënime janë bërë nga profile anonime, por edhe nga individë publikë me emër e mbiemër.

Sadriu i cilësoi këto si thirrje të hapura për dhunë, që nuk targetojnë vetëm individin, por vetë institucionin e Presidentes së Republikës. Ai theksoi se përveç kërcënimeve, janë shfaqur edhe shpifje të fabrikuara, të cilat kanë për qëllim të nxisin urrejtje dhe të krijojnë një klimë ku dhuna perceptohet si e justifikuar.

Në reagimin e tij, ai kritikoi ashpër mungesën e reagimit institucional ndaj këtyre kërcënimeve. Sadriu e cilësoi heshtjen e institucioneve si bashkëfajësi, duke paralajmëruar se kjo situatë paraqet rrezik serioz jo vetëm për sigurinë e Presidentes dhe familjes së saj, por edhe për vetë stabilitetin institucional./kb

Lexo edhe :  SPAK sekuestron 100 telefona në një muaj, bastisen zyrat e bashkisë

Të fundit

“Opozita pësoi një humbje turpëruese”, Xhaferraj: PD ka arritur fundin!

Në pritje të nisjes së seancës plenare, Ferdinand Xhaferri në një prononcim për mediat ka deklaruar se PD tashmë...

Rinis Kuvendi, deputetët i kthehen seancave pas zgjedhjeve

Këtë të enjte do të zhvillohet seanca e parë plenare e Kuvendit pas ndërprerjes për shkak të fushatës elektorale. Seanca do të mbahet në...

Zgjidhen aktorët e rinj për serialin televiziv “Harry Potter”

Platforma HBO ka zbuluar emrat e aktorëve të rinj që do të interpretojnë rolet kryesore në serialin e shumëpritur Harry Potter, i bazuar në...

Mbi 74 mijë euro të fshehura në autobusin e agjencisë së udhëtimit, në pranga 2 persona

Në pikën kufitare në Gjirokastër, janë arrestuar 2 persona, një tjetër është shpallur në kërkim, ndërsa një është nën hetim në gjendje të lirë,...

“U çakordova fare”/ Çfarë ndodhi me Kiarën në skenën e “Portokalli”?

E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron në Top Albania Radio ka qenë moderatorja e njohur Kiara Tito. Në këtë...

Lajme të tjera

Web TV