“Berisha është një mbeturinë kombëtare, nuk ka më vota!”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, gjatë një interviste për Report Tv, ku ka folur me tone të ashpra kundër liderit historik të PD-së, Sali Berisha. Ngjela u shpreh se Berisha është një figurë e konsumuar politikisht dhe se largimi i tij nga skena politike do të sillte një të ardhme të re për Partinë Demokratike.

“Akoma nuk e mësuat ju kush është Saliu? Ai është një mbeturinë kombëtare, nuk ka më vota. Do ta dëgjoni, ai nuk ka punuar për Shqipërinë. Mos u merrni me të.”-tha Ngjela. Ngjela theksoi se Berisha nuk ka më asnjë rol përfaqësues dhe se është i shpallur “non grata” nga SHBA.

“E ka bërë këtë gjithmonë. As drejtor në një ndërmarrje nuk mund të jetë, është shpallur non grata. Përsëritja është një faliment”, -vijoi Ngjela. Avokati nënvizoi se për të shpëtuar Partinë Demokratike, Berisha duhet të largohet nga drejtimi i saj, duke shtuar se mes tij dhe Ramës ka bashkëpunim të heshtur.

“Po të iki ai nga PD, PD merr pushtetin. Rama dhe Berisha janë bashkë. A e kuptoni që Saliu e mban Ramën.”- tha më tej avokati. Në lidhje me drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit, Ngjela vlerësoi punën e SPAK dhe përfshirjen e ekspertëve të huaj në hetimet që po kryhen.

“SPAK-u po punon, edhe është me ekspertë të huaj dhe ata janë me skrupulozitet. SPAK ka punuar shumë mirë. Saliun e ka në proces penal. Po të tjerët, se korrupsioni ishte shumë i gjerë?”-tha Ngjela.

Sipas Ngjelës, vendi ndodhet përballë një momenti vendimtar për të dalë nga uzurpimi dhe për të përmbushur qëllimin e shpallur edhe nga aleatët ndërkombëtarë. “Do i qëndrojmë asaj që tha Blinken, do ta heqim korrupsionin. Ne po presim që Shqipëria të dalë nga uzurpimi”, – përfundoi Ngjela. m.p.

Të fundit

Zgjidhen aktorët e rinj për serialin televiziv “Harry Potter”

Platforma HBO ka zbuluar emrat e aktorëve të rinj që do të interpretojnë rolet kryesore në serialin e shumëpritur...

Mbi 74 mijë euro të fshehura në autobusin e agjencisë së udhëtimit, në pranga 2 persona

Në pikën kufitare në Gjirokastër, janë arrestuar 2 persona, një tjetër është shpallur në kërkim, ndërsa një është nën hetim në gjendje të lirë,...

“U çakordova fare”/ Çfarë ndodhi me Kiarën në skenën e “Portokalli”?

E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron në Top Albania Radio ka qenë moderatorja e njohur Kiara Tito. Në këtë...

“Do ta çojë botën në kaos”, vullkani që pritet të shpërthejë pranë Shqipërisë

Një seri e pandalshme tërmetesh që janë regjistruar pranë Campi Flegrei pranë Napolit, ku kohë më parë ka qenë një vullkan në Itali, ka...

Shpërthimi në Fushë-Krujë, reagon Drejtoria e Burgjeve: Nuk u cenua jeta e të dënuarve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me shpërthimin e ndodhur një natë më parë në burgun e Fushë-Krujës. Në reagim thuhet se shpërthimi...

Lajme të tjera

Web TV