Takimi në selinë blu/ Kryemadhi: Në orën 12:00 do të marrim vendimin politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në përfundim të takimit me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se pas orës 12:00 opozita do të marrë një vendim politik lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në komunikatën me mediat, Kryemadhi u shpreh se shqiptarët nuk duhet të njohin shtetin e Edi Ramës, pasi sipas saj po shkatërron vendin.

“Vendimi do të finalizohet në 12 ku do të ketë një vendim final. Mesazhi që këtu është për qytetarët mos njohin shtetin e Ramës, gjobat e Ramës, Rama paratë e shqiptarëve i përdor për dhunë ndaj tyre. I bëj thirrje Ramës, t’i lirojë një orë e më parë artistët, nuk ka ku të shkojë më. I bëj thirrje shqiptarëve sot nuk është më koha për të parë politikën, por familjet, fëmijët e tyre. Tashmë nuk do shohim më brekët e Violeta Manushit, por do shohim bythën jashtë të Edi Ramës.

Po i bëj thirrje edhe një herë shqiptarëve të mos njohin Ramën dhe drejtësinë e Ramës që fle gjumë. Prokurorët që mbeten peng i shantazheve të tavolinave ku hanë e pinë. Mos lejojnë që jetën e fëmijëve të tyre t’ja lënë në dorë një grupi kriminal.

Thirrje edhe një herë shqiptarëve, mos njihni vendimet e Ramës, taksat e Ramës. Se ju mbylli në shpi dhe taksat i solli dyfish.”– u shpreh Kryemadhi.

 

Të fundit

Ministri Vengu në Delvinë, alarm si kurrë më parë me zjarret

Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje...

Aksident në aksin Lushnje–Rrogozhinë, Benzi përplaset me mjetin e parkuar

Një automjet tip Benz është përplasur me një mjet të parkuar në anë të rrugës në autostradën Lushnje–Rrogozhinë. Si pasojë, janë plagosur drejtuesi i...

Pësoi djegie në trup nga zjarret, shefi i komisariatit të Delvinës drejt Traumës

Shefi i komisariatit të Delvinës, Agim Troci është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë teksa ka pësuar djegie në trup nga...

Zjarri në fshatin Senicë, digjen banesa dhe kisha në fshat

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë disa banesa në fshatin Senicë të Sarandës. Raportohet për rreth 10 banesa të djegura, ndërsa nuk ka të...

Deputetët e Kosovës nuk i tremb Kushtetuesja, s’ka konstituim për herë të 52-të

Kuvendi dështoi të konstituohet edhe në përpjekjen e 52. Seanca u ndërpre sërish në pikën e votimit për ngritjen e komisionit për mbikëqyrjen e...

Lajme të tjera

Web TV