Napoli “vishet” me blu, 200 mijë tifozë festojnë titullin, vëmendjen e merr Conte (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I veshur i gjithi me blu, çdo cep i qytetit të Napolit, çdo rrugë e rrugicë, kudo, të gjithë festuan pafund për këtë titull të katër në histori. Mbi 200 mijë persona dolën në rrugën e qytetit duke festuar së bashku me beniaminët e tyre, festuan me Conten dhe djemtë e tij për këtë trofe që këtë vit kishte një shije të veçantë pasi të paktë ishin ata që e besonin një përfundim të tillë.

Shëtitorja e qytetit të krijonte një ndjesi të jashtëzakonshme, një det i tërë me tifozë në delir. Kjo atmosferë fantastike rrëmbeu edhe trajnerin Conte i cili ishte në qendër vëmendjen, dukshëm në qiellin e shtatë. Gjithçka shkoi në mënyrë perfekte, pa incidente, fakt që e pranoi edhe prefekti i Napolit.

Para, gjatë dhe pas festës, sërish e gjithë vëmendja ishte te trajneri Conte dhe e ardhmja e tij, ku edhe këtë herë nuk munguan pyetjet për presidentin De Laurentiis: “Trajnerët kanë një kontratë. Nëse dëshirojnë të qëndrojnë, për të vijuar këtë rrugëtim, do të ishte fantastike”, u shpreh bosi i Napolit.

 

 

Në këtë diskutim u përfshi edhe pinjolli i tij më i rëndësishëm Romelu Lukaku: “Duhet bërë gjithçka që Conte të qëndrojë në Napoli. Do të qëndroj, do të qëndrojë”, u shpreh Lukaku. Ndërkohë, vetë Conte nuk preferoi të flas për të ardhmen e tij, por theksoi se ky titull dhe mënyra se si përjetohet në Napoli është unike./e.t

Të fundit

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi me kryebashkiakun që tha se...

Gjermanët kursejnë shumë, burrat më dorështrënguarit! Ja arsyet

Gjermanët nuk e kanë problem të marrin kredi, por preferojnë të kenë kursime në rast të një situate të paparashikueshme, në mënyrë që kredia...

Lajme të tjera

Web TV