Kush do jenë ministrat e rinj? Rama takim informal, zbulohet takimi në jug

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pasi kryesocialisti Edi Rama shpalosi nevojën e të bërit ndryshe në nivelin e udhëheqjes së partisë, të grupit parlamentar dhe të qeverisë, nuk ka humbur kohë, duke nisur organizimin e një takim informal të kabinetit qeverisës.

Burime të gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, sugjerojnë se takimi mund të zhvillohet më 30 Maj në një qytet në jug të vendit. Paraprakisht mësohet se takimi do të fokusohet në analizën e çështjeve që lidhen me zgjedhjet e shkuara, paçka se PS fitoi 83 mandate. Sikurse do të kalojnë në skanerin e Ramës, performanca e kabinetit aktual qeverisës.

Një pjesë e rëndësishme e takimit do t’i kushtohet parlamentit të ri, nga ku Rama do të vjelë mendime për strukturën drejtuese të komisioneve parlamentare të drejtuara nga ligjvënësit socialist. Siç ka ndodhur pas çdo procesi zgjedhor parlamentar, nëse Rama do ta vijojë traditën, pritet mbajtja e një mbledhje e asamblesë kombëtare socialiste në dy javëshin e fundit të gushtit.

Ky besohet të jetë momenti kur kryeministri mund të shpallë kabinetin qeverisës “Rama 4”, e për t’u bërë gati për të marrë votëbesimin e parlamentit të ri, i cili mblidhet me 8 Shtator. m.p.

Të fundit

Shpërthimi në Fushë-Krujë, reagon Drejtoria e Burgjeve: Nuk u cenua jeta e të dënuarve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me shpërthimin e ndodhur një natë më parë në burgun e...

Gjërat që njerëzit me IQ të lartë bëjnë sikur i pëlqejnë, por në fakt i urrejnë

Të jesh shumë inteligjent nuk do të thotë që gëzon çdo situatë që shoqëria e konsideron “elitare” apo “intelektuale”. Njerëzit me IQ (koefiçent inteligjence)...

Ferri im

Nga Edison Ypi Jam i sëmurë me grip. Unë dy metra burrë po ndeshem dhëmbë për dhëmbë me një virus që mezi duket me mikroskop....

Rama rrëfen bisedën me Elmar Brok: Sa herë unë vij “të të vras”, ngjitesh më lart!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në Facebook nga takimi me ish-kryetarin e komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok Mesazhi: Elmar Brok: Edi,...

Si ka fytyrë PD që kërkon procesverbalet?!

Nga Ylli Manjani Tani, edhe kjo kërkesa e PD që i bën me tërsëllimë KQZ, “na jepni kopjet e procesverbaleve”, kur komisionerët e tyre kanë...

Lajme të tjera

Web TV