Demi Lovato nusëron si Armina Mevlani, rastësi apo frymëzim?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur Demi Lovato u shfaq në altar këtë fundjavë me një fustan të bardhë Vivienne Westwood, e gjithë bota u magjeps nga eleganca e saj. Por këtë elegancë, më herët ne e kishim parë te blogerja e njohur, Armina Mevlani.

E njohur për stilin e saj të rafinuar dhe përkushtimin ndaj modës, Armina u martua me Shkëlzen Berishën rreth tre vite më parë, në një ceremoni madhështore ku çdo detaj ishte i kuruar deri në perfeksion. Fustani i saj ishte një kryevepër me siluetë klasike, korse elegante dhe një dekolte të hapur që i jepte një ndjesi aristokratike pamjes.

Së fundmi, vetë Armina ka publikuar një foto të Demi Lovato-s me fustanin e nusërisë në rrjetet sociale dhe krah saj ka shkruar, “Mesa duket, kemi të njëjtin shije, vajzë!”.

Ky koment simpatik solli në vëmendje ngjashmërinë e jashtëzakonshme mes dy fustaneve – të dyja të krijuara nga Vivienne Westwood, por zgjedhja e Arminës ishte tre vite më parë.

Në historinë që Demi ka rrëfyer për fustanin, tregon se frymëzimi erdhi nga një imazh i një fustani Westwood që ajo e gjeti në internet; dhe nuk e dimë nëse gjithçka ka nisur nga fotot e blogeres sonë…

Elegancë e përjetshme, klas që sfidon kohën dhe një shije e hollë për detajet – këto janë cilësitë që bashkojnë dy nuset, ndonëse në kontinente të ndryshme. Dhe ndoshta, edhe një shije të përbashkët për atë që do të thotë të jesh një nuse me stil./E.Ç

Të fundit

Policia e Fierit njofton planin e masave për turin e 82-çiklistik, ja rrugët që bllokohen

Policia e Fierit ka njoftuar se ditën e nesërme do të merren masa për garantimin e sigurisë rrugore dhe...

SHBA mesazh tjetër për politikën: Vetëm me ata që punojnë

Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e Zëvendës Sekretarit të Shtetit Christopher Landau në Asamblenë Parlamentare të NATO-s 2025, duke theksuar se Shtetet e...

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje për t’i qëlluar pas shpine...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Lajme të tjera

Web TV