Mario Balotelli e ka quajtur futbollin një botë të rreme. Madje, ka theksuar se nuk do t’i mungojë asgjë nga ky sport kur t’i japë fund karrierës.
Këtë sezon, sulmuesi italian luajti 6 ndeshje për Genoan në Serie A. Ai mesatarisht ka luajtur 9 minuta për takim. 34-vjeçari italian është në fund të karrierës tashmë, por nuk duket se ka ndonjë pishman.
“Do të luaj edhe për 2-3 vite. Nuk kam asnjë emocion për më shumë. Sportivisht të vjen keq, patjetër, por nuk do të më mungojë asgjë që lidhet me futbollin, sepse ky sport është një botë e rreme”, ka deklaruar ish-lojtari i kombëtares italiane. m.p.