Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga transferimi i fundit, që ka ndodhur më 11 prill. Mediat fqinje raportojnë se anija e marinës italiane “Spica” po lundron nga Brindisi për në portin e Shëngjinit. Anija “Spica” me rreth 30 emigrantë, u nis nga porti i Brindisit të martën në mëngjes me destinacion qendrën e paraburgimit të riatdhesimit në Gjadër.

Aktualisht kampi i Gjadrit strehon rreth 50 persona. Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, 30 emigrantë janë riatdhesuar tashmë nga qendra shqiptare e pritjes.

Ndërkohë, vendimi i gjyqtarëve të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë pritet në ditët në vijim. Ata janë thirrur të shqyrtojnë apelimet paraprake të paraqitura nga Gjykata e Romës, e cila deri më tani nuk e ka njohur legjitimitetin e arrestimeve të urdhëruara kundër emigrantëve të shpëtuar në Mesdhe dhe të transferuar në anën tjetër të Adriatikut, sepse ata vijnë nga vende që qeveria italiane i konsideron të sigurta, në veçanti Egjipti dhe Bangladeshi.

Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi sakaq ka sqaruar se në Gjadër janë transferuar vetëm njerëzit me rrezik të veçantë.

“Nuk është e vërtetë që ne dërgojmë atje emigrantë që janë fajtorë vetëm për faktin se janë ilegalisht në Itali, nuk është kështu. Kemi riatdhesuar njerëz që po liroheshin nga burgu për disa vite për krime të rënda, përfshirë përdhunim, pornografi me fëmijë e kështu me radhë”, shpjegoi Piantedosi teksa komentonte transferimin e katërt të të huajve të paligjshëm në territorin italian në qendrën shqiptare për të pritur dëbimin.

“Pra, ne kufizojmë vetëm njerëzit që përbëjnë një rrezik shoqëror për këto qendra. Qendra do të sigurojë një funksionalitet shumë të rëndësishëm dhe po presim, në muajt në vijim, vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe rregullat evropiane për këtë çështje në qershor 2026, për të qenë në gjendje të përdorim edhe pjesën tjetër të strukturës”, shtoi ministri i Brendshëm italian.

Të fundit

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi me kryebashkiakun që tha se...

Gjermanët kursejnë shumë, burrat më dorështrënguarit! Ja arsyet

Gjermanët nuk e kanë problem të marrin kredi, por preferojnë të kenë kursime në rast të një situate të paparashikueshme, në mënyrë që kredia...

Lajme të tjera

Web TV