Marrëveshja me Italinë, sot pritet të mbërrijë në Shëngjin anija me 30 emigrantë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup tjetër emigrantësh pritet të mbërrijnë këtë të mërkurë në Shqipëri. Anija Spica e Marinës Ushtarake italiane, me rreth 30 migrantë në bord, u nis mëngjesin e së martës nga porti i Brindisit drejt Qendrës së qëndrimit për riatdhesim në Gjadër. Në bord ndodhen persona me kombësi të ndryshme.

Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, 30 migrantë janë riatdhesuar tashmë nga qendra në Gjadër. Sipas dekretit të qeverisë italiane, emigrantët do të qëndrojnë në kampin e Gjadrit deri në deportimin në vendet e origjinës, me një afat maksimal që nuk kalon 18 muaj. Ky kamp, i cili fillimisht ishte parashikuar për strehimin e përkohshëm të azilkërkuesve të shpëtuar në det nga anijet italiane, për një periudhë deri në 28 ditë.

Por me dekretin e ri të qeverise Meloni, “Gjadri” do të shërbejë edhe si qendër ndalimi për emigrantët që nuk kanë më të drejtë azili dhe pritet të deportohen në vendet e tyre të origjinës.

Sakaq, vendimi i gjyqtarëve të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë pritet në ditët në vijim. Ata do të shqyrtojnë apelimin e Gjykatës së Romës, e cila deri më tani nuk e ka njohur legjitimitetin e arrestimeve të urdhëruara kundër migrantëve të shpëtuar në Mesdhe dhe të transferuar në anën tjetër të Adriatikut, sepse ata vijnë nga vende që qeveria italiane i konsideron të sigurta, në veçanti Egjipti dhe Bangladeshi./e.t

Të fundit

Sistemi zgjedhor në Kosovë nuk është për t’u marrë si shembull

Ervis Iljazaj  Pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve të 11 Majit, parti politike apo kandidatë të caktuar i janë turrur...

“Beni ecën vetë”, historia e filmit të bazuar mbi romanin e Kiço Blushit

Filmi ‘Beni ecën vetë’ mbetet edhe pas kaq vitesh akoma mbetet ndër filmat më të mirë shqiptarë. ‘Beni ecën vetë’ është prej atyre filmave...

Catherine Paiz flet për tradhtitë e Austin McBroom: Më tha mos reago

Catherine Paiz, e njohur nga kanali “The ACE Family”, ka rrëfyer hapur për tradhtitë e ish-bashkëshortit të saj, Austin McBroom, gjatë një interviste në...

Trafik armësh nga Kosovë drejt Shqipërisë, arrestohen 10 persona!

Një operacion i madh kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar nga Policia e Tiranës. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Murrizi paralajmëroi arrestimin e dy deputetëve të PD në listën e Tiranës, reagon Berisha

Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat”, u pyet se çfarë mendonte për deklaratat e Myslym Murrizit, i cili tha se “priten arrestime...

Lajme të tjera

Web TV