Ekspertja e gjuhës së trupit zbërthen shuplakën e së shoqes ndaj Macron: S’ishte aspak…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brigitte Macron, nuk po luante kur e shtyu nga fytyra bashkëshortin e saj, presidentin Emmanuel Macron, edhe pse ai po përpiqej të na bindte se ishte thjesht një shaka.

Judi James, eksperte e gjuhës së trupit, analizoi momentin e tensionuar që u bë viral dhe tha për Daily Mail se kjo nuk kishte asnjë lloj “shakaje” në të.

“Nuk pashë asnjë qeshje të përbashkët, buzëqeshje apo ndonjë shaka pas asaj shtytjeje”, tha ajo.

“Përkundrazi, Macron dukej i hutuar dhe preku fytyrën e tij, si për të kontrolluar nëse ishte mirë“.

Ekspertja theksoi se mënyra sesi Brigitte e shtyu Macronin ishte “shumë e fortë dhe tronditëse” – aq sa ai u përpoq të mbante ekuilibrin dhe dukej sikur mori edhe një shtytje të dytë në fund.

“Kjo nuk duhet të normalizohet si ‘lojë’ vetëm për t’i shpëtuar imazhin politik”, shtoi ajo.

Pas incidentit, çiftit nuk iu pa asnjë kontakt fizik dhe ata ecën pranë njëri-tjetrit pa u prekur. Macron u përpoq të qetësonte situatën duke thënë se media po e bënte “një katastrofë gjeo-planetare” dhe se ata “po luanin” para nisjes së një vizite zyrtare.

Por ekspertja e gjuhës së trupit i fton të gjithë të reflektojnë:

“Nëse do të kishte ndodhur e kundërta dhe do ta kishte shtyrë ai atë, a do e quanim këtë ‘lojë’? Jo. Pra, nuk duhet të quhet kështu as kur vjen nga gruaja”.

Kjo ngjarje e papritur që u regjistrua në momentin kur çifti Macron zbarkuan në Hanoi për vizitën e tyre zyrtare, hedh dritë mbi kompleksitetin e marrëdhënieve të çiftit dhe tregon se prapaskenat e tyre nuk janë gjithmonë aq të qeta sa na duken në publik./e.t

Lexo edhe :  Hamasi ka rezerva, Izraeli pranon propozimin e SHBA për armëpushim

Të fundit

Ra nga lartësia e pallatit në ndërtim, humb jetën punëtori 48-vjeçar në Tiranë

Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në...

Këto suplemente ngadalësojnë disi plakjen, tregon studimi

Një studim i ri ka zbuluar se suplementet me vitaminë D mund të ndihmojnë në ruajtjen e telomerëve – “kapakët” mbrojtës në fund të...

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Meksika po përballet me një moment historik, teksa qytetarët votojnë për të zgjedhur të gjithë gjyqtarët e sistemit gjyqësor, nga gjykatat lokale deri në...

Mira Murati, ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë!

Mira Murati, një nga figurat më të shquara në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, është tashmë zyrtarisht mes 50 grave më të pushtetshme...

Yuri Kim dedikim për Artan Lamen/ Ndihmoi në ndërtimin e të ardhmes së Shqipërisë

Familja e Artan Lames, ish-kreut të Katadastrës Shqiptare, që u nda nga jeta pak ditë më parë ka përcjellë përmes rrjeteve sociale një falënderim...

Lajme të tjera

Web TV