Rama paralajmëroi ndryshime në qeveri, Braçe: Duhen figura të reja, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti socialist Erion Braçe, i dyti më i votuar nga lista e hapur në qarkun e Tiranës me 23,864 vota, ishte këtë mëngjes i ftuar në një emision televiziv, ku falënderoi votuesit dhe u zotua për angazhim të plotë në detyrën parlamentare.

“Nëse më vjen mundësia, do të marr vendimet e mia. Por deputetin do ta bëj me kohë të plotë, e kam për detyrë ndaj atyre që më votuan”, u shpreh Braçe, duke lënë të hapur mundësinë e një rikthimi në kabinetin qeverisës. Ai do të vijojë të përfaqësojë Divjakën në Kuvend deri në shtator.

Deputeti socialist theksoi gjithashtu nevojën për figura të reja brenda Partisë Socialiste, duke argumentuar se listat e mbyllura mund të ndihmojnë për këtë qëllim, por theksoi se edhe figurat aktuale duhet të sprovohen në lista të hapura, përfshirë edhe vetveten.
Sa i përket synimit të qeverisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030, një nga pikat kyçe të fushatës së PS-së, Braçe u shpreh se:
“Janë bërë të gjithë yjet bashkë. Mund të ndodhë, por kjo varet edhe nga faktorë të tjerë, siç është vendimmarrja e Bashkimit Europian.”/kb

Të fundit

Sistemi zgjedhor në Kosovë nuk është për t’u marrë si shembull

Ervis Iljazaj  Pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve të 11 Majit, parti politike apo kandidatë të caktuar i janë turrur...

“Beni ecën vetë”, historia e filmit të bazuar mbi romanin e Kiço Blushit

Filmi ‘Beni ecën vetë’ mbetet edhe pas kaq vitesh akoma mbetet ndër filmat më të mirë shqiptarë. ‘Beni ecën vetë’ është prej atyre filmave...

Catherine Paiz flet për tradhtitë e Austin McBroom: Më tha mos reago

Catherine Paiz, e njohur nga kanali “The ACE Family”, ka rrëfyer hapur për tradhtitë e ish-bashkëshortit të saj, Austin McBroom, gjatë një interviste në...

Trafik armësh nga Kosovë drejt Shqipërisë, arrestohen 10 persona!

Një operacion i madh kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar nga Policia e Tiranës. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Murrizi paralajmëroi arrestimin e dy deputetëve të PD në listën e Tiranës, reagon Berisha

Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat”, u pyet se çfarë mendonte për deklaratat e Myslym Murrizit, i cili tha se “priten arrestime...

Lajme të tjera

Web TV