Me lot në sy, Roza Anagnosti: Është e dhimbshme, nuk kam fjalë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e njohur, Roza Anagnosti me zë të emocionuar dhe me lot në sy është shprehur për “Ballkan web”,se nuk ka trishtim më të madh dhe se nuk e justifikon Policinë e Shtetit. Anagnosti e ka quajtur të turpshme atë që po ndodh dhe iu ka bërë thirrje policisë të lirojë kolegët e saj dhe të mos prek gazetarët.

“Ça të jem, e trishtuar me këtë pamje që shikoj. Jam shumë e trishtuar, nuk kam fjalë që të them, më vjen keq,. nuk kam fjalë. Është dhimbshme, nuk e justifikoj Policinë e Shtetit dhe njerëzit që janë aty pranë kanë bindjen e tyre, duhet respektuar gjithsecili. Policia nuk duhet t’i prekë me dorë asnjëri. Ata kolegët e mi nuk duhet t’i prekë me dorë se kanë treguar vlerë, nuk kanë bërë asgjë të keqe që kanë mbrojtur diçka që iu dhemb brenda.

Jam shumë e trishtuar, jam e trishtuar. Nuk kam fjalë, nuk e gjej logjikën e këtij veprimi. Pse shqiptarët duhet të zihen, më duket e trishtueshme, duhet të ishte gjetur një…Nuk është ndonjë krim i madh që të bëhej një teatër i ri. Çfarë të keqe kishte. Mund të zgjidhje kështu, kur e sheh që ka ndjeshmëri për këtë gjë. Nuk është se është një ditë e dy por janë muaj, vite.

Unë nuk kam gjë për të fshehur e kam thënë të sinqertë. Asnjëherë nuk kam qenë hipokrite dhe nuk kam qenë për konflikt. Kam qenë për mirëkuptim, për ulje dhe për bisedë. Më trishton të shoh qytetarët e mi që në fund të fundit kanë të drejtën e tyre. Nuk mund të bëhet kjo gjë, është e turpshme, e padrejtë dhe kolegët e mi t’i lirojnë sa më shpejtë. Duhet respektuar ndjeshmëria e gjithsecilit. Policia ju lutem shumë, kanë bashkatdhetarët e tyre, duhen mirëkuptuar, nuk duhet bërë kjo. Nuk e justifikoj dot, natën, në kohë pandemie…Gjërat duhet të bëhen të hapura, me argumente, në respektim të gjithsecilit. Në mëngjes i kam parë. Nuk ma mori mendja Fatmira. Konflikti brenda vetes kjo më dëshpëron akoma më tepër. Duhet respektuar gjithsecili, as gazetarët nuk duhen prekur. Kanë detyrën e tyre. Në qoftë se jemi në demokraci nuk duhet të dhunohen njerëzit. Zoti i ruajt dhe duhet me u lut për këta njerëz që bëjnë veprime të tilla”, ”, tha ajo.

Të fundit

“Porta e Ferrit” do të shuhet: Nga katastrofë mjedisore në atraksion

Në zemër të shkretëtirës së Karakumit në Turkmenistan, flakë të dobëta përshkojnë muret e një krateri gjigant prej 70...

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë pagë minimale. Pragjet kanë për qëllim të sigurojnë një standard bazë jetese për punëtorët, megjithëse...

Dustin Hoffman, mjeshtri i ndjeshmërisë së thellë në ekran

Nga Leonard Veizi Në panteonin e artit të kinemasë, ka aktorë që thjesht luajnë një rol, dhe ka artistë që e transformojnë atë, duke e...

Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vdekur dhe 9 të shtruar në spital

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë shtruar në kujdes intensiv në Kozenca të Italisë për helmim nga ushqimi. Medita italiane bëjnë...

DW: Gjermania, frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike. Ai ra dakord me BE-në...

Lajme të tjera

Web TV