Shqiptarët “të çmendur” pas makinave të luksit, mësoni sa prej tyre qarkullojnë në rrugë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ferrari te Rolls-Royce, bashkë me Lamborghini-t e Maserati-t ku nuk mungojnë as Bentlly-t e Cadillac-ët, shqiptarët, ata të pasur, kanë aktualisht në pronësi 21 mijë e 814 makina luksoze. Pjesa më e madhe e tyre, mbi 18 mijë kanë fuqi motorike mbi 3 mijë kubikë ndërsa 3 mijë e 668 automjete vlejnë së paku 5 milionë lekë.

Për shkak të tipologjive të veçanta, që i bëjnë këto automjete të përkufizohen si “luksoze”, pronarët e tyre paguajnë në shtet 70 mijë lekë tarifë regjistrimi dhe më pas çdo vit, një taksë në vlerën e 21 mijë lekëve.

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregojnë se vitin e shkuar në arkën e shtetit u futën mbi 290 milionë lekë, 25.4 milionë lekë apo 9.6 për qind më tepër se gjatë 2022-shit.

Me gjithë krizën e çmime dhe pasigurive të tjera ekonomike, gjatë vitit të shkuar, flotës së bollshme të luksit, iu shtuan edhe të tjera automjete.  Vetëm nga tarifa e regjistrimit për herë të parë të mjetit, pra të blerjes së mjetit, “tatimet” arkëtuan gati 187 milionë lekë.

Kjo shifër është gati 37 milionë lekë apo 24.4 për qind më e lartë se në vitin 2022.

Automjetet luksoze në vend përgjithësisht zotërohen nga biznesmenë, këngëtarë, aktorëve apo edhe politikanë. Një pjesë e tyre janë në pronësi të trupës diplomatike që shërben në Shqipëri apo edhe institucioneve shqiptare, por për shkak të statusit që zotërojnë për këto mjete nuk paguhet taksa e luksit./E.T

Të fundit

Moderatorja vazhdon edicionin informativ ndërsa i fillon lindja/ Momenti bëhet viral

Një ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale në mbarë botën, pasi një prezantuese lajmesh...

“Ishin perfektë dhe të ndërgjegjshëm”/ Berisha bëhet nostaligjik për diktaturën komuniste

Sali Berisha iu rikthye edhe një herë kohëve të vjetra të rinisë së tij komuniste, teksa u shfaq nostalgjik në narrativën elektorale të asaj...

Berisha po përdor mandatin e deputetit për të shpëtuar nga burgu!

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka bërë një radiografi të thelluar të situatës aktuale politike në Shqipëri, duke u ndalur me tone kritike dhe...

Bebe Rexha, në krye të listës së Billboard për këngët më të dëgjuara të shekullit

Një tjetër sukses madhështor për Bebe Rexhën! Artistja shqiptare me famë botërore është renditur në vendin e parë në listën e 100 këngëve më...

Ishte gruaja e 25-të e një burri rreth 80 vjeç/ Historia tronditëse e 39-vjeçares

Historia që po trajtohet ditën e sotme në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” ka të bëjë me një grua 39-vjeçare, nënë e...

Lajme të tjera

Web TV