“Ndalni hajdutët!” Banorët e Barcelonës tremben nga shqiptarët dhe… kanë të drejtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak vite më parë, në një program rinor lokal në rrjetet sociale, një moderatore pyeti një djalë shqiptar se ku jetonte. “Në Barcelonë”, tha ai. Moderatorja vijoi më tej duke e pyetur se çfarë pune bënte. “Pastrojmë dëborën”, u përgjigj ai duke qeshur, pa siklet.

Qindra komentues reaguan. Të gjithë e kuptuan domethënien e përgjigjes së djalit. “Dëbora” është e bardha, pra droga. Të mësuar me lajmet se djemtë shqiptarë marrin rrugët për të punuar me “shtëpi bari”, prej shumë vitesh tashmë dihet se shqiptarët në Barcelonë shkojnë ose për pushime, ose për këto aktivitete të paligjshme, a thua se nuk ka mënyrë tjetër për të siguruar jetesën në një vend europian.

Ka edhe më keq. Shqiptarët kanë namin e hajdutëve në Barcelonë. Kur ndodh një grabitje në qytetin katalanas, banorët bërtasin menjëherë “Shqiptarët, ata e kanë bërë!”, duke qenë se kanë dëgjuar shumë shpesh për bëmat tona atje.

Në një rrugë të Barcelonës, një foto e dërguar së fundmi në redaksinë tonë tregon një detaj të trishtë. Banorët e qytetit kanë vendosur një banderolë “Stop ladrones”, që do të thotë “Ndalni hajdutët”.

U referohen kryesisht shqiptarëve, të cilët kanë kohë që po grabitin gjithçka munden. Së fundmi, edhe biçikletat në trotuare, të cilat kushtojnë nga 500 deri në 2000 euro.

Nami ynë në rrugët dhe sheshet e Europës nuk është rastësor. Nuk jemi të vetmit, por jemi më të zhurmshmit. Kanë kaluar tri dekada e gjysmë demokraci dhe liri ekonomike, por ende po vuajmë për të krijuar imazhin e duhur. Pavarësisht suksesit individual të disa djemve e vajzave cilësore në vende të ndryshme, jemi ende në vendnumëro. Nuk është rastësi që burgjet e Mbretërisë së Bashkuar në përqindjen më të lartë – me diferencë të madhe, madje – janë mbushur me shqiptarë.

Lexo edhe :  Nderi që i bëri opozitës, ambasada e SHBA

Para se të vetëshpallemi si atdhetarë nëpër komente, le të pyesim veten: këta “armiqtë” tanë, serbët, grekët apo ndonjë popull tjetër, pse nuk renditen të parët dhe pse nuk përbëjnë lajm sa ne? Duhet ta pranojmë se nuk jemi ende aty ku duhet. Duam të jemi të zhurmshëm. Nuk mjafton të bëjmë krim, por duam edhe ta tregojmë, shpesh deri në pangopësi. Një sindromë tipike shqiptare. m.p.

Të fundit

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama,...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Bardhi kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni përfshirjen në procesin zgjedhor!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos ndërhyjë përmes kabinetit të tij,...

Vjosa Osmani takon kongresistet amerikane, tema kryesore stabiliteti në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtylla kryesore për garantimin e stabilitetit afatgjatë në...

Para, miell, legalizim dhe shantazh, deputeti demokrat tregon variantin e PD për 11 majin

Deputeti i zgjedhur demokrat Ivi Kaso ka denoncuar në A2 CNN krimet zgjedhore të 11 majit. Në Ditarin me Bruna Çifligun ai tha se...

Lajme të tjera

Web TV