NBA/ Oklahoma është finalistja e parë, Minnesota “e pafuqishme” përballë të rinjve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Oklahoma City Thunder është shpallur kampione në Konferencën e Perëndimit, pasi arriti të triumfojë në ndeshjen e 5 ndaj Minesotës me shifrat 124-94 duke fituar 4-1 serinë e ndeshjeve.

Një rikthim pas 13 vitesh i Oklahoma në finalet e NBA (viti 2012 hera e fundit), ku pret të mësojë emrin e ekipit rival, që do të dalë nga përballja mes Indiana e New York në Lindje. Më 5 qershor do të luhet ndeshja e parë. Triumf i merituar për Oklahoma në Perëndim, skuadra me rezultatin më të mirë në sezonin e rregullt dhe që do të ketë në favor faktorin fushë. Kjo mund ta ndihmojë për titullin e parë kampion në NBA.

Ndeshja e luajtur të mërkurën në mbrëmje nuk pati histori, me Oklahoma ndjeshëm më superiore në parket, ku u dallua i zakonshmi Shai Gilgeous-Alexander, autor i 34 pikëve. Randle realizoi 24 pikë për Minnesotan, por që mbetën për statistikë. Gjithsesi duhet thënë se edhe rrugëtimi deri në finale të Konferencës së Perëndimit ishte një sukses për Timberwolves, që arritën të eleminonin edhe një prek ekipeve pretendente këtë sezon, siç ishin Los Angeles Lakers./ D.C

Të fundit

Garë monumentale, Simon Yates fiton ‘Giro d’Italia’! Kurorëzimi nësër në Romë

Simon Yates është fituesi i 'Giro d'italia' për vitin 2025, me garën që tre etapat e para i nisi...

Ra nga lartësia e pallatit në ndërtim, humb jetën punëtori 48-vjeçar në Tiranë

Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim teksa punonte. Sipas informacioneve paraprake,...

Këto suplemente ngadalësojnë disi plakjen, tregon studimi

Një studim i ri ka zbuluar se suplementet me vitaminë D mund të ndihmojnë në ruajtjen e telomerëve – “kapakët” mbrojtës në fund të...

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Meksika po përballet me një moment historik, teksa qytetarët votojnë për të zgjedhur të gjithë gjyqtarët e sistemit gjyqësor, nga gjykatat lokale deri në...

Mira Murati, ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë!

Mira Murati, një nga figurat më të shquara në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, është tashmë zyrtarisht mes 50 grave më të pushtetshme...

Lajme të tjera

Web TV