E pazakontë në Tiranë, vjehrra denoncon humbjen e nuses 17-vjeçare të djalit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua e moshuar ka denoncuar humbjen e nuses së mitur të djalit të saj, duke kërkuar ndihmën e Policisë për gjetjen.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ndërsa burime zyrtare konfirmuan sot (29 maj) regjistrimin e denoncimit për humbjen e 17-vjeçares.

“Kallëzoi shtetasja H. L., 65 vjeçe, se ishte larguar nga banesa, bashkëshortja 17 vjeçe e djalit të saj. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje”, bëri me dije policia e kryeqytetit.

Nuk u dhanë detaje për dinamikën dhe rrethanat e ngjarjes së largimit dy ditë më parë të së miturës, por po bëhen kërkime nëpërmjet familjes së saj, të njohurve, kontakteve telefonike apo dhe rrjetitsocial, për ta lokalizuar dhe zbardhur këtë ngjarje.

Policia e Tiranës, po nëpërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Kombinat, referuan materialet në Prokurori për hetim në gjendje të lirë edhe për një rast dhune ndaj të dyshuarës N. T., 57 vjeçe, pasi dyshohet se për motive pronësie është konfliktuar fizikisht, me 2 gra të tjera./e.t

Të fundit

Ra nga lartësia e pallatit në ndërtim, humb jetën punëtori 48-vjeçar në Tiranë

Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në...

Këto suplemente ngadalësojnë disi plakjen, tregon studimi

Një studim i ri ka zbuluar se suplementet me vitaminë D mund të ndihmojnë në ruajtjen e telomerëve – “kapakët” mbrojtës në fund të...

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Meksika po përballet me një moment historik, teksa qytetarët votojnë për të zgjedhur të gjithë gjyqtarët e sistemit gjyqësor, nga gjykatat lokale deri në...

Mira Murati, ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë!

Mira Murati, një nga figurat më të shquara në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, është tashmë zyrtarisht mes 50 grave më të pushtetshme...

Yuri Kim dedikim për Artan Lamen/ Ndihmoi në ndërtimin e të ardhmes së Shqipërisë

Familja e Artan Lames, ish-kreut të Katadastrës Shqiptare, që u nda nga jeta pak ditë më parë ka përcjellë përmes rrjeteve sociale një falënderim...

Lajme të tjera

Web TV