Video/ Kaos në Gaza, depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur, katër viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një turmë e madhe njerëzish të dëshpëruar sulmuan një depo ushqimore në Gazën qendrore të enjten, tha Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së, ndërsa situata për popullsinë e Rripit mbetet e tmerrshme.

Pamjet filmike treguan mijëra njerëz që sulmuan depon e Al-Ghafari në Deir al-Balah dhe morën qese me miell dhe kuti me ushqim. Në sfond dëgjoheshin edhe të shtëna me armë zjarri, por nuk është e qartë nga vinin ato.

Dy persona u vranë nga të shtënat me armë zjarri dhe shumë të tjerë u plagosën gjatë incidentit.

Në një deklaratë, Programi Botëror i Ushqimit (WFP) tha se nevojat humanitare në Gaza kishin “dalë jashtë kontrollit” pas bllokadës izraelite që po vazhdonte për gati tre muaj, megjithëse ajo u lehtësua pak javën e kaluar.

 

Autoritetet izraelite njoftuan të mërkurën se 121 kamionë të OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar, që transportonin ndihma humanitare, përfshirë miell dhe ushqime, u transferuan në Gaza.

Një zyrtar i lartë i OKB-së i tha gazetarëve të mërkurën se turma të dëshpëruara po plaçkitnin ngarkesën nga kamionët e ndihmave të OKB-së.

Izraeli filloi të lejojë një sasi të kufizuar ndihmash në Gaza javën e kaluar. Megjithatë, e dërguara e OKB-së për Lindjen e Mesme, Sigrid Kaag, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se kjo ndihmë ishte “si një litar shpëtimi pasi anija u fundos”, pasi të gjithë në Gaza po përballeshin me rrezikun e urisë./e.t

Të fundit

Ra nga lartësia e pallatit në ndërtim, humb jetën punëtori 48-vjeçar në Tiranë

Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në...

Këto suplemente ngadalësojnë disi plakjen, tregon studimi

Një studim i ri ka zbuluar se suplementet me vitaminë D mund të ndihmojnë në ruajtjen e telomerëve – “kapakët” mbrojtës në fund të...

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Meksika po përballet me një moment historik, teksa qytetarët votojnë për të zgjedhur të gjithë gjyqtarët e sistemit gjyqësor, nga gjykatat lokale deri në...

Mira Murati, ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë!

Mira Murati, një nga figurat më të shquara në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, është tashmë zyrtarisht mes 50 grave më të pushtetshme...

Yuri Kim dedikim për Artan Lamen/ Ndihmoi në ndërtimin e të ardhmes së Shqipërisë

Familja e Artan Lames, ish-kreut të Katadastrës Shqiptare, që u nda nga jeta pak ditë më parë ka përcjellë përmes rrjeteve sociale një falënderim...

Lajme të tjera

Web TV