“Fletërrufenë e Ramës do e shpartalloj në Gjykatë”/Meta nga qelia: Ja pse ndërrova avokat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka dhënë përgjigje akuzave të ngritura nga SPAK, të cilat i ka cilësuar si fletë rrufe të Edi Ramës.

‘Do t’i shpartalloj në gjykatë’, ka theksuar Meta gjatë intervistës së tij.

Gjithashtu, presidenti i PL-së ka treguar edhe pse ka marrë si mbrojtës ligjor, avokatin Kujtim Cakrani.

Pjesë nga intervista:

Ilir Meta: Fletërrufenë e Ramës do e shpartalloj në Gjykatë, nga Tirana në Strasburg. Arsyeja pse zgjodha avokat Kujtim Cakranin

Ardit Zeneli: Zoti Meta, tani ju jeni i pandehur zyrtarisht. Çdo të thotë kjo për ju?

Ilir Meta: Për mua vetëm zhvillim pozitiv procedurial i ri dhe asgjë tjetër.

Akuzat ndaj meje janë formuluar zyrtarisht dhe publikisht nga Kongresi i “Rilindjes” që në kohën kur kam qenë President i Republikës.

Nga mercenarët e Edi Ramës nuk mund të zhgënjehesh sepse edhe ai është mercenary i të tjerëve.

Por për mua është pozitive çdo ditë që shkojmë drejt Gjykatës dhe gjykimit që nuk mund të jenë të mbyllura ku ne do të shpartallojmë fletërrufenë e Edi Ramës publikisht nga Tirana dhe deri në Strasburg.

Ardit Zeneli: Ndërkohë që në këtë moment të ri ju jeni paraqitur me një avokat të ri, Z. Kujtim Cakrani. Çdo të thotë kjo?

Ilir Meta: Siç e dini tani kemi dy çështje të mëdha politike që shkojnë drejt gjykimit, “Çështjen Berisha” dhe “Çështjen Meta”.

Të dyja me akuza të formuluara nga Kongresi i “Rilindjes” vite më parë.

Unë prisja normalisht që “Çështja Berisha” të mbyllej se në vlerësimin tim është jo vetëm politike por edhe krejt absurd.

Por kjo nuk mund të ndodhte se jetojmë në një shtet të kapur në çdo qelizë.

Siç e dini Z. Gjokutaj ka qenë avokat i Z. Berisha dhe tani e pret një punë edhe më e madhe që unë jam i bindur do e përballojë me sukses.

Tani edhe “Çështja Meta” shkon drejt gjykimit dhe kjo kërkon një punë të madhe ndaj edhe kemi zgjedhur avokat Cakranin për të përballuar këtë proces gjykimi.

Duke qenë falenderues për punën e Avokat Gjokutajt deri tani besoj se Avokat Cakrani do ta vazhdojë me shumë përkushtim dhe transprancë me publikun.

Po kështu dy çështje të mëdha politike jo vetëm për shkak të ngarkesës tepër voluminoze që bartin nga ana fizike, publikisht nuk shkon të përfaqësohen nga i njëjti avokat sepse ato kanë veçoritë e tyre.  /e.t

Të fundit

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Rikthimi i emigrantëve përballë ikjes/ Pse po mungon frenimi i largimit të “trurit”?

Qeveria shqiptare vijon të hartojë politika dhe programe për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri. Prioritet është shpallur rikthimi i diasporës në jetën sociale dhe ekonomike...

Lajme të tjera

Web TV