Catherine Paiz flet për tradhtitë e Austin McBroom: Më tha mos reago

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Catherine Paiz, e njohur nga kanali “The ACE Family”, ka rrëfyer hapur për tradhtitë e ish-bashkëshortit të saj, Austin McBroom, gjatë një interviste në podkastin “Call Her Daddy”.

Ajo zbuloi se për vite me radhë kishte dyshuar për sjelljen e Austin-it, por i injoronte thashethemet për hir të familjes dhe biznesit të përbashkët. Sipas saj, Austin e manipulonte duke i thënë që po e ekzagjeronte dhe “do e bënte më keq” nëse fliste. Megjithatë, shenjat ishin të qarta: zëra vajzash në sfond, mesazhe misterioze në telefon dhe video në internet që sugjeronin sjellje të pahijshme gjatë udhëtimeve.

Catherine rrëfeu se, për shkak të mungesës së sinqeritetit dhe tradhtive, ata nuk kishin pasur intimitet për më shumë se pesë vite. “Trupi im është një tempull,” tha ajo, duke shtuar se nuk ndjente më siguri për të ndarë intimitetin me dikë që nuk ishte besnik.

Megjithatë, ajo pranoi edhe gabimet e saj, duke theksuar se nuk kërkoi ndihmë profesionale në kohë. “Nuk është normale të kalosh vite pa intimitet,” tha Catherine, duke nënvizuar se mungesa e komunikimit e thelloi krizën.

Pavarësisht se Austin publikoi një video ku pranoi fajin, ai pretendoi se Catherine ishte në dijeni të gjithçkaje, çka ajo e mohoi kategorikisht në podkast: “Nuk e kam pranuar kurrë tradhtinë. Nuk do të isha kurrë dakord me të.”

Çifti, të cilët janë prindër të tre fëmijëve, janë ndarë pas rreth shtatë vitesh bashkëjetesë./E.Ç

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV