I nxehti ekstrem ‘zgjeron’ hartën/ Ja kur do të ndalet rritja e temperaturave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga maji i vitit 2024 deri në maj të vitit 2025, rreth 4 miliardë njerëz, ose gati gjysma e popullsisë së botës, përjetuan të paktën një muaj me nxehtësi ekstreme për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti i njeriut , sipas një analize të publikuar nga World Weather Attribution, Climate Central dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Raporti thekson se nxehtësia ekstreme ka shkaktuar sëmundje, humbje jete, dëme në bujqësi dhe presion të madh mbi sistemet energjetike dhe ato shëndetësore. “Edhe pse përmbytjet dhe ciklonet shpesh marrin vëmendjen mediatike, nxehtësia është ndoshta fatkeqësia më vdekjeprurëse,” thuhet në raport.

Shkencëtarët përdorën metoda të rishikuara shkencërisht për të analizuar se sa shumë ndryshimet klimatike kanë ndikuar në rritjen e temperaturave dhe sa më të mundshme janë bërë valët e të nxehtit si pasojë e tyre. Në pothuajse të gjitha vendet e botës, numri i ditëve me nxehtësi ekstreme është të paktën dyfishuar krahasuar me një botë pa ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Ishujt e Karaibeve ishin ndër zonat më të prekura, me Puerto Rikon që përjetoi 161 ditë me nxehtësi ekstreme, në krahasim me vetëm 48 ditë që do të kishin ndodhur pa ndryshimet klimatike. “Valët e të nxehtit janë vrasës të heshtur,” tha profesoresha  Friederike Otto, shkencëtare e klimës në Imperial College London. “Njerëzit nuk vdesin në rrugë, por në shtëpitë e tyre të paizoluara mirë ose në spitale — dhe shpesh nuk shihen fare.” Ajo paralajmeroi se pa nderprerjen e Karburanteve Fosile, situata do te përkeqësohet.

“Sapo të ndalojmë së djeguri lëndë djegëse fosile, temperatura mesatare globale do të ndalojë së rrituri. Dhe kjo gjithashtu do të thotë se rritja e ditëve me vapë do të ndalet. Por sigurisht, ana tjetër e kësaj është se, për sa kohë që vazhdojmë të djegim lëndë djegëse fosile, do të shohim një rritje të vazhdueshme të numrit të ditëve me vapë ekstreme.  Nuk jemi te bllokuar nga nje kendveshtrim fizik, jemi te bllokuar per shkak te situates politike.”

Raporti përmend edhe disa ngjarje ekstreme te nxehtesise te cilat nuk do te kishin ndodhur nese sdo te kishte ndikimin e njeriut ne ndryshimet klimatike sic eshte per shembull ngjarja e ndodhur ne Korrik te vitit 2024 ne Marok, ky 21 persona humben jeten pasi temperaturat arriten 48 grade celcius./e.t

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV