Analizat finale: Fëmijët në Gramsh u helmuan nga salmonela në vezë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Helmimi i 17 fëmijëve në kopshtin e Gramshit rezulton se ka ndodhur për shkak të konsumimit të vezëve me salmonelë. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Vetinerarisë konfirmon pas analizave praninë e lartë të salmonelës te vezët.

Mbetet ende për t’u verifikuar nëse kontaminimi i vezëve ka ndodhur në pularinë e Shkodrës, ku merrej furnizimi, apo nga kompania shpërndarëse e ushqimit, e cila mund të mos ketë ruajtur në kushtet e duhura vezët që konsumuan fëmijët kopshtit nr. 1 në Gramsh. Kontrolli i këtij zinxhiri duhet të kryhet nga AKU.

Ndërkohë, një ditë më parë nga analizat zyrtare të AKU-së për produktet e tjera, rezultoi se mishi dhe qumështi nuk ishin të kontaminuar me salmonelë.

Thuajse të gjithë fëmijët e kopshtit numër 1 në Gramsh, u helmuan pak ditë me parë, pasi konsumuan ushqim në kopsht duke përfunduar në spital. Kjo situatë solli alarmim të prindërve, të cilët kërkojnë kontrolle dhe standarde në kopshtet publike për fëmijët e tyre. m.p.

Të fundit

Qeveria premtoi 400 euro për të moshuarit/ Ja kur pritet të ndodhë rritja e pensioneve

Rritja e pensioneve, është kusht për integrimin në Bashkimin Europian dhe një nga kërkesat thelbësore të kapitullit 19 të...

Gjyqi për vrasjen e Martin Canit, dëshmojnë pesë të mitur! Autori mohon akuzat

Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua sot (2 qershor) procesi gjyqësor për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Canit. Në seancë, para trupit gjykues janë paraqitur për...

Nis zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë

Prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila garanton të drejtat e pensioneve për rreth gjysmë...

Fitoi zgjedhjet në Poloni, Begaj uron presidentin e ri: Presim thellimin e marrëdhënieve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi Presidentin e sapozgjedhur të Polonisë, Karol Nawrocki, përmes një postimi në rrjetin social X, me rastin e fitores...

“Miss World 2025”/ Kush është bukuroshja Tajlandeze që rrëmbeu titullin?

Ndër konkurrentet që u renditën direkt në Top 40 ishin edhe Millie-Mae Adams nga Uellsi dhe Monica Kezia Sembiring nga Indonezia, fituese në sfidat...

Lajme të tjera

Web TV