Protesta në Tiranë, të rinjtë bllokojnë rrugën “Myslym Shyri”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me thirrjet “poshtë diktatura” një grup të rinjsh në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë janë ulur në tokë në shenjë proteste kundër vendimit të bashkisë së Tiranës për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar.

Një patrullë policie tentoi të shpërndajë të rinjtë, duke i paralajmëruar edhe për ndjekje penale, por kjo ka tensionuar më shumë situatën, e cila është qetësuar me tërheqjen e policisë.

Protestat në Tiranë po vijojnë që prej mëngjesit, kur bashkia vendosi t’i shkojë deri në fund planit për shembjen e Teatrit. Protestat janë përqëndruar kryesisht në qendër të Tiranës dhe zonat brenda unazës së vogël të qytetit.

Të fundit

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Historia e burrit që kaloi 5 muaj në burg pa e ditur se liria kushtonte vetëm 2 dollarë

Një histori surreale nga Nju Jorku ka tronditur opinionin publik dhe ka ekspozuar një mangësi serioze në sistemin gjyqësor amerikan. Protagonist është Aitabdel Salem,...

Lajme të tjera

Web TV