PD humbi zgjedhjet, Tabaku: Duhet një frymë e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jorida Tabaku thotë se zgjedhjet e 11 majit ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë. Duke filluar nga mënyra se si u organizuan. “Nuk ka vend për festë për PD, rezultati ishte ai që ishte, nuk është ai që pritej, por në këto zgjedhje u vu re një influencë akoma edhe më e madhe, e të gjithë problematikave që kanë ndodhur në zgjedhjet në Shqipëri. Më vjen keq kur normalizohet dhe thuhet se gjithmonë kështu ka ndodhur”, tha ajo në një intervistë për “Skedarin Politik” në A2 CNN.

“Ishte mundësi e humbur për Shqipërinë, për të organizuar zgjedhjet. Sepse ishte hera e parë që organizoheshin me negociata të hapura. Dhe zgjedhjet janë element kryesor në grupkapitullin e parë. Prandaj do kisha menduar që edhe për hir të kësaj retorike që qeveria ka mbajtur për integrimin, sjellja do të kishte qenë komplet ndryshe nga ajo që ndodhi. Nga ana tjetër, unë e konsideroj integrimin si rrugën e vetme për ta ndryshuar Shqipërinë. Sepse nuk di instrument më të mirë se si të ketë më shumë kontroll, monitorim në Shqipëri. Qoftë edhe për korrupsionin zgjedhor dhe krimin e organizuar”.

Por çfarë duhet të ndodhë tani me opozitën, a duhet të ndryshojë lidershipi, që të ndryshojë edhe rezultati në zgjedhje? “Është gjë e mirë që në PD ka pasur debat të brendshëm, por fakti që këto debate i kemi bërë publike, na ka dëmtuar”, thotë Tabaku. “Opozita do të bëjë maksimumin e saj. Ato mandate janë të fituara me shumë luftë. Por nuk duhet të harrojmë që duhet të përdorim mënyra të reja, një frymë të re, edhe për qytetarët, shqiptarët, që janë në mandat të katërt pa rotacion politik. Këtë shpresë nuk mund të mos e ofrojmë ne. PD duhet të jetë patjetër alternativa politike. Partia Demokratike duhet të luftojë çdo ditë, do të punojë çdo ditë sikur është dita e fundit e fushatës. Nuk kemi zgjidhje tjetër, përveç se të luftojmë çdo ditë. Kërkesa çdo ditë për zgjedhje të parakohshme, kërkesa çdo ditë për qeveri teknike, por kjo e shoqëruar edhe me alternativën tonë”./kb

Të fundit

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar...

Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të...

Zjarr afër ish-repartit ushtarak të tankeve në Maliq, shkak temperaturat e larta

Vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në afërsi të ish-repartit ushtarak të tankeve në Klocë në bashkinë e Maliqit. Flakët e zjarrit momentalisht po...

Lajme të tjera

Web TV