Paradoksi shqiptar, 922 kandidatë për deputet morën deri në 99 vota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Afrim Krasniqi

Në një tryezë debati mbi elitat politike në Shqipëri dhe EJL një studiues gjerman u habit kur dëgjoi citime të CV-së së disa politikanëve tanë ku thuhej me theks të veçantë “ka qenë dy herë kandidat për President”, “ka qenë kandidat për deputet” apo ka qenë kandidat për poste X, etj, etj.

Në ndërhyrjen e tij ai tha se “qenia kandidat ka vlerë kur kandidimi ka rivalitet të fortë dhe vjen si rezultat i një procesi meritokratik, jo kur nuk ka rivalitet, janë kandidatë simbolikë, kur kandidatët vet-shpallën ose paguajnë ndonjë media/parti të jenë të tillë. Në kulturën tonë politike kjo quhet dështim”, tha ai.

Auditorit nuk i pëlqeu, kishte shumë kandidatë aty që e shënojnë me bold në CV e tyre.

Ne në Shqipëri e quajmë arritje. Të gjithë kandidatët, edhe ata me 0-100 vota kanë deklarime në mediat sociale se janë krenar që kandiduan, falënderojnë mbështetësit…. bla bla bla! Edhe ai kandidati dy herë për President në fakt nuk ka qenë asnjëherë kandidat zyrtar, thjesht donte të ishte, gjente ndonjë media të bënte lajm, lajmi riciklohej sa herë përmendej emri i tij dhe kaq. Dhe të gjithë e shënojnë me krenari në CV e tyre. Asnjë kandidat jo efektiv nuk thotë, dështova dhe gabova. Çështje kulture politike!

Duke iu referuar statistikave elektorale: 48 kandidatë për deputetë rezultojnë se kishin 0 vota, pra as votën e vet; 441 kandidatë morën nga 0 në 10 vota, 922 kandidatë morën deri në 99 vota, pra 481 kandidatë kishin midis 10 dhe 99 votave; 339 kandidatë morën nga 100-999 vota, 245 kandidatë morën midis 1 mijë – 10 mijë vota dhe vetëm 24 kandidatë morën mbi 10 mijë vota.

Lexo edhe :  Qori: PD është po aq përgjegjëse sa PS për gjendjen e Shqipërisë

Ideja e listës së hapur ishte konkurrencë me natyrë mazhoritare dhe partitë deklaruan se kanë kandidatët më të mirë në histori. Nga të dhënat e votave nuk rezultojnë të tillë dhe me përjashtim të partive kryesore, 9 forcat e tjera politike patën numër minimal kandidatësh konkurrues, si dhe një shumicë të dukshme kandidatësh formalë, pa mbështetje elektorale dhe publike.

Statistika të tilla tregojnë jo vetëm hendekun e madh midis konceptit të aftësisë/meritokracisë që kanë partitë politike për veten e tyre dhe realitetit, por edhe faktin se sistemi ynë elektoral vijon të dominohet nga formaliteti dhe mungesa e konkurrencës efektive. Mbi 2 mijë kandidatë për 46 vende janë shumë, ndaj informaliteti dhe fiktiviteti është i lartë.

Në fakt, politikisht dhe statistikisht një vend si Shqipëria me 1.6 milionë votues efektivë minimumi do të duhej të kishte shumë më pak deputetë (140 janë shumë dhe as nuk kemi 140 politikanë profesionistë, jo më kandidatë për 140 vende), do duhej të kishim më shumë parti relevante konkurruese e më pak parti formale (në teorinë politike “parti relevante” quhen partitë që të vetme ose në koalicion kanë potencial për të krijuar ose rrëzuar qeveri, nga 138 parti Shqipëria (ende) ka vetëm 2 parti relevante). m.p.

Të fundit

“Toskana të vijë këtu”, arkitekti Winy Mass tregon çfarë vjen pas kullës me Skënderbeun

Arkitekti i njohur Winy Mass flet për modernizimin urbanistik të Tiranës, në Festivalin “Bread & Heart” Festival. “Organizoni samite dhe...

Ja pse nuk duhet të përkëdhelni qentë që takoni në rrugë

Dashuria për kafshët dhe sidomos për qentë është një instinkt që shumë njerëz e ndajnë mes tyre. Kush mund t’i rezistojë magjisë së një...

Asgjësohen 223 bimë kanabisi në Fier, në pranga 24 vjeçari

Në qarkun e Fierit vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në kuadër të operacionit antikanabid të koduar “Koordinata”. Në një njoftim për mediet, Policia e...

“Papamobile”, historia e automobilit Citroën Lictoria Sex e vitit 1930

“Papamobili” - që është automjeti i veçantë i përdorur nga Papa për t’u lëvizur në mënyrë të sigurt gjatë paraqitjeve publike - i parë...

Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Pavarësisht festës së Kurban Bajramit, shumë qytetarë, vizitorë apo turistë po i drejtohen zonave bregdetare gjatë kësaj fundjave. Siç duket edhe nga pamjet e më...

Lajme të tjera

Web TV