Britania e Madhe ndalon “vape”, cigaret me avull ndalohen me ligj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të rinjtë në Britaninë e Madhe nuk do të kenë më mundësi të pijnë cigare me avull, apo siç quhen rëndomë “vape”. Sot, e diel datë 1 Qershor ka hyrë në fuqi ndalimi për shitjen e cigareve elektronike njëpërdorimshe.

Një mjeke që ngriti klinikën e parë për të ndihmuar fëmijët të ndalojnë përdorimin e tyre, tha se ka parë pacientë aq të varur sa nuk mund të flinin gjatë gjithë natës pa to.

Profesoresha Rachel Isba hapi klinikën në Spitalin Alder Hey në Liverpool në janar dhe deri më tani ka parë disa pacientë që janë edhe të moshës 11 vjeç, të cilët janë të varur nga nikotina. “Ata flenë me cigaret nën jastëk”, ka thënë ajo për Sky News.

Prof. Isba tha se shumica e pacientëve të saj përdorin cigare elektronike njëpërdorimshe, dhe ndërsa disa të rinj mund ta shfrytëzojnë mundësinë për të hequr dorë, të tjerë thjesht do të kalojnë në pajisje që rimbushen pas ndalimit.

“Po dëgjoj histori për disa fëmijë që zgjohen në orën tre të mëngjesit, duke menduar se nuk mund të flenë, duke menduar se cigarja elektronike do t’i ndihmojë të flenë përsëri. Ndërsa, në fakt, kjo është krejt e kundërta e mënyrës se si funksionon nikotina”, është shprehur ajo.

Një ndalim qeveritar për cigaret elektronike njëpërdorimshe ka hyrë në fuqi këtë fundjavë, duke ndaluar shitjen e produkteve të avullimit njëpërdorimshe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, si në internet ashtu edhe në dyqane, pavarësisht nëse përmbajnë apo jo nikotinë.

Ministrja e ekonomisë rrethore, Mary Creagh, tha: “Për një kohë shumë të gjatë, cigaret elektronike njëpërdorimshe kanë shkatërruar rrugët tona dhe i kanë varur fëmijët tanë me nikotinë. Kjo merr fund sot. Qeveria i jep fund këtyre pajisjeve të këqija.”

Lexo edhe :  Synon t’i japë fund luftës në Gaza, zbulohet plani me 5 pika i presidentit Donald Trump

Në Klubin Rinor Shrewsbury House aty pranë në Everton, një grup vajzash 11 dhe 12-vjeçare thanë se varësia nga cigaret elektronike është tashmë e përhapur midis shoqeve të tyre. m.p.

Të fundit

Noka sulmon SPAK-un: Albana Vokshit i thanë se do t’i rrëmbenin vajzën!

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike ka ashpërsuar sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar e...

Nga vjen shifra 400 mijë të zhdukurve në Gaza, që i atribuohet një studimi të Harvardit?

Një shifër e re alarmante në lidhje me viktimat e mundshme palestineze të akumuluara në Rripin e Gazës ka shkaktuar debat të nxehtë ditët...

“Noka shkoi në SPAK prej kallëzimit tim”, avokati: Rrezikon deri në 15 vite burg!

Avokati Idajet Beqiri tha se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka u paraqit në SPAK, pas kallëzimit të bërë prej tij. Në një intervistë...

1974 – Isabel Perón bëhet presidente e Argjentinës

Argjentina e viteve 1970 ishte një vend në krizë: pas dekadash lëkundjesh midis qeverive ushtarake dhe civile, me inflacion në rritje, përplasje të dhunshme mes grupeve...

Agjencia Bërthamore e OKB-së paralajmëron: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha se Irani mund të nisë sërish pasurimin e uraniumit brenda disa muajsh, duke rritur...

Lajme të tjera

Web TV