“Lini telefonat në shtëpi”, shpallen masat për Provimet e Maturës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lini telefonat në shtëpi. Mos harroni kartën e identitetit, merrni dy stilolapsa dhe ndoshta një shishe ujë para se të hyni në provimin e parë të Maturës Shtetërore. Teza e provimit të Anglishtes hapet në orën 10:00 në të gjitha qendrat e provimit njëkohësisht, por maturantët duhet të paraqiten në ambientet e përcaktuara dy orë më parë.

Rezarta Alla, drejtuese e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, tregon për masat e marra për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore, një nga proceset më të rëndësishme për përmbylljen e shkollës së mesme dhe pranimet në universitete, shkruan A2 CNN. Ajo u bën thirrje maturantëve dhe administratorëve të respektojnë rregulloren e provimit.

Për 2 orë e 30 minuta, maturantët duhet t’u japin zgjidhje 60 pyetjeve me alternativa dhe zhvillim. Teza e provimit përmban pyetje për të gjitha nivelet e nxënësve, ndërsa 140 maturantë me aftësi të veçanta do të kenë teste të personalizuara. m.p.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV