Raporti i KLSH: Shkelja e disiplinës financiare nga institucionet “kushtoi” 10 mln USD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mënyra jo efektive e menaxhimit të të ardhurave dhe shpenzimeve nga institucionet ka mbajtur peshën kryesore të ndikimit negativ në financat e subjekteve që janë bërë pjesë e auditimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit në 4 muajt e parë të vitit.

Buletini i fundit vlerëson se gjatë periudhës Janar-Prill 2025, janë dhënë 14 rekomandime mbi gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për total vlerën 1.04 miliardë lekë apo mbi 10 milionë euro.

Nga këto dëmi ekonomik është vlerësuar 4.9 milionë lekë, menaxhimi jo efektiv i fondeve në vlerën 994.3 milionë lekë mijë lekë dhe 46.7 milionë lekë në mangësi në aktivitetin kontrollues tatimor/doganor.

Raporti vlerëson se sa i takon vlerës së efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, është konstatuar 30% në fushën e të ardhurave dhe 70% në fushën e shpenzimeve.

Sa i takon ndikimit negativ të shkeljes së disiplinës financiare peshën më të madhe e mban ajo tek të ardhurat me institucione specifike Agjenci Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Korporata e Investimeve Shqiptare.

Ndërkohë sipas raportit të auditimit për periudhën Janar – Prill 2025, KLSH ka konstatuar mangësi në aktivitetin kontrollues tatimor me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave tatimore & doganore, si detyrime dhe penalitete të vlerësuara në vlerën 46.7 milionë lekë konstatuar Degën Doganore Rinas

Kjo ka ardhur si pasojë e mos arkëtimit të detyrimeve doganore; pagesa detyrimesh doganore në import për të cilat nuk është vepruar në përputhje me kuadrin ligjor, vlerësime të gabuara të importeve dhe deklarimeve të artikujve, përjashtim i padrejtë nga pagimi i TVSH-së dhe trajtim i gabuar i shkeljeve doganore.

Në periudhën Janar – Prill 2025, auditimet e kryera nga KLSH kanë përfshirë vlerësimin e aktivitetit në 55 subjekte. Lidhur me gjetjet ky i fundit ka adresuar tek subjektet e audituara 5 rekomandime për masa administrative dhe disiplinore, nga të cilat 5 masa disiplinore./ Revista Monitor

Të fundit

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të...

Gazetarët e frontit që bien theror në vijën e zjarrit

Nga Leonard Veizi Në vendet e paqta gazetarët anatemohen. Në vendet e zjarrta ata vriten. Në këtë botën tonë ku ndryshku mbulohet me bojë, – që...

Berisha kthehet në seli/ Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

E shtuna nuk ishte ditë pushimi për Sali Berishën, ku nga selia e PD doli të komentonte aktualitetin politik të ditëve të fundit. Rezoluta e...

Gjendet një person i pajetë në Tiranë

Një person është gjetur i pajetë në Tiranë. Policia bën me dije se qytetari është konstatuar pa shenja jete në zonën e Alliasit. “Rreth orës...

Tërmet i fortë në Selanik, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë këtë të shtunë, më 7 qershor 2025. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti u regjistrua...

Lajme të tjera

Web TV