Në prag të luftës së tretë botërore?/ Kina, kërcënim global

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i sigurisë Dritan Demiraj komentoi për ‘ABC e mëngjesit’ zhvillimet gjeopolitike në një situatë të tensionuar globale ku superfuqitë botërore kanë përplasje interesash.

Demiraj tha se Ukraina është në një situatë të tmerrshme ushtarake ku vetëm javën e kaluar ka humbur rreth 9500 ushtarë. Më tej, eksperti shtoi se për të paktën 10 vitet e ardhshme kërcënimi më i madh do të vijë nga Kina e cila ka nisur tashmë të zbatojë ‘pushtimin ekonomik’.

“Ky sulm me këto dëme në kohë të gjatë është goditje për Putini. Ukraina është në situatë të tmerrshme ushtarake, ka humbur rreth 9500 ushtarë vetëm javën e kaluar.

Në atë sulm janë vrarë një pjesë e instruktorëve të NATO-s. Edhe këshilltari i Trump deklraroi të dielën që është një luftë që NATO e bën përmes Ukrainës. Pas presionit të jashtëzakonshëm, nuk pranuan të quajnë kriminel Putin sepse po mundohen të gjejnë një rrugë të mesme dhe nuk po gjejnë fuqi për paqe.

Kina vazhdon të fuqizohet çdo ditë e më tepër nga marrëveshja me Rusinë dhe Korenë. Në 10 vitet e ardhshme kërcënimin më të madh do e kemi nga Kina.

Kina ka pretendime territoriale si dhe për një pjesë të burimeve dhe gadishullit. Kina ka gjetur një rrugë paqësore përmes pushtimit ekonomik.” /e.t

Të fundit

VIDEO/ Moment prekës në ‘Anfield’, ish-kapiteni i jep lamtumirën Diogo Jotës me lot në sy

Ish-kapiteni i Liverpool në vitet 2021-2023, Jordan Henderson është bashkuar me mijëra fansa të klubit të kuq jashtë mitikut "Anfield"; ku...

Mbahet në Tiranë panairi i librave të vjetër!/ Mes titujve botime të para vitit 1945

Janë libra të vjetër, të rrallë e të përdorur, por edhe botime të reja, të cilat prezantohen në një panair, që për dy ditë...

Dhe thonë pastaj pse fiton Edi Rama

Nga Simon Hadaj Mjafton të shohësh sjelljen politike të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste përballë Sali Berishës dhe Partisë Demokratike para dhe pas zgjedhjeve të...

1987 – Klaus Barbie, “Kasapi i Lyonit”, dënohet për krime kundër njerëzimit

Më 4 korrik 1987, në një nga gjyqet më të rëndësishme pas Luftës së Dytë Botërore, Klaus Barbie, ish-shefi i Gestapos në qytetin francez...

Rama paralajmëroi ndërhyrje te çmimi i naftës/Konfindustria: Mirëpresim nismën e qeverisë

Pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndërhyrjen e shtetit për të rregulluar çmimin e naftës, ka ardhur një reagim edhe nga Konfindustria. Në një deklaratë, administratori i...

Lajme të tjera

Web TV