A duhet të largohet Berisha pas humbjes?/ Paloka: Të gjithë kemi përgjegjësi, ai jo!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zërat brenda Partisë Demokratike që kërkojnë largimin e kreut të PD, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, po shtohen. Por për deputetin e PD, Edi Paloka, Berisha është i vetmi që nuk ka asnjë përgjegjësi për rezultatin e marrë.

Sipas tij, edhe sikur të mos ishte ajo farsë politike në 11 maj, Berisha është njeriu që e ngriti PD, duke e nxjerrë nga humnera ku ndodhej.

“Pak muaj para zgjedhjeve, Berisha ishte në arrest shtëpie, PD nuk kishte financa dhe për 2 muaj ai e mori fushatën. E mbajti PD në krahë. Unë lodhesha duke parë takimet e Berishës, një 80 vjeçar që bënte nga 10 takime. E mori PD në krahë, e patë pritjen që i bënë kudo në Shqipëri. Të gjithë ne kemi përgjegjësi dhe ai jo”, tha Paloka.

Teksa e ka cilësuar të drejtë, vendimin e Berishës për të mos hequr dorë nga drejtimi i PD, megjithëse e përmban statuti, nëse humb zgjedhjet, Paloka paralajmëroi për një moskandidim të tij në të ardhmen si deputetë. E megjithatë, ai nënvizoi se do të jetë në PD duke pritur të shohë Ramën të rrëzohet nga pushteti.

 

 

“Çdo vendim që unë mund të marr në të ardhmen, ta shpjegoj, sigurisht unë marr vendime personale dhe jeta është e imja. Në politikë s’ka vendime personale. Nesër mund të mos hyj në asnjë kandidim, por nuk do iki nga politika. Do jem përballë Ramës dhe do jem aty kur do të ndodhë”, tha Paloka.

Nisida Tufa: Brenda PD, ka zëra që kërkojnë largimin e Berishës, si mendoni?

Edi Paloka: As unë nuk dorëzohem kurrë. cfarëdo lloj vendimi të marr personal në një moment të caktuar, do të jem gjithnjë përballë Ramës, si anëtar i thjeshtë apo…kur janë vendime personale apo diçka përtej kësaj.

Lexo edhe :  Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga

Cdo vendim që unë mund të marr në të ardhmen, ta shpjegoj, sigurisht marr vendime personale jeta është e imja në politikë s’ka vendime personale. Nesër mund të mos hyj në asnjë kandidim, por nuk do iki nga politika. Do jem përballë Ramës dhe do jem aty kur do të ndodhë.

Nëse nuk do të kishte farsë politike. do humbte zgjedhjet, berisha do të ikte është e shkruar në statut.këtu nuk flasim për zgjedhjet.

Berisha është njeriu që e ngriti PD, e mori në humnerë. Pak muaj para zgjedhjeve ishte në arrest shtëpie, nuk kishim financa, për 2 muaj e mori fushatën, e mbajti pd në krahë, unë lodhesha duke parë takimet e berishës, një 80 vjecar që bënte nga 10 takime. E mori pd në krahë e patë pritjen që i bënë. Të gjithë ne kemi përgjegjësi dhe ai jo./E.T

Të fundit

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

“PS po organizohet për zgjedhje në Tiranë”/ Ja kur dalin emrat e ministrave të rinj

Gazetarja  Fjorela Beleshi ishte e ftuar në  një emision televiziv ku foli në lidhje me vizitat e fundit të kryeministrit Rama në bashkitë e...

Punimet në autostradë/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë-Ura e Dajlanit

Autostrada Tiranë – Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoritetit Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin me fond limit 77.1 mln lekë për ndërhyrje emergjence...

Çfarë do të ndodhte nëse dikush sulmon me armë bërthamore SHBA?

Sa do të zgjaste një luftë bërthamore? Vetëm 45 minuta, por do të ishte një apokalips me miliona vdekje Çfarë vjen më poshtë është një...

Lajme të tjera

Web TV