A do të hapen negociatat për Shqipërinë në 2020?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisionari për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, në një intervistë për medien gjermane Deutsche Welle ka folur rreth shanseve që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor për hapjen e negociatave me BE këtë vit.

Ai është shprehur se e ka qëllim që gjatë mandatit të tij të përshpejtohet procesi i afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE dhe të forcohet perspektiva e anëtarësimit.

Oliver Varhelyi thekson se të paktën një prej këtyre vendeve mund të anëtarësohet në BE nëse nxitet zhvillimin ekonomik deri në fund të mandatit të tij.

“Qëllimi im është që vitin e ardhshëm dhe gjatë mandatit tim pesëvjeçar të përshpejtohet procesi i afrimit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian dhe të forcohet perspektiva e anëtarësimit. Me rëndësi është që vendimi pozitiv të merret shumë kohë para samitit të Zagrebit në maj.

Ambicia ime është që të nxisim zhvillimin ekonomik dhe që deri në fund të mandatit tim, të paktën një prej këtyre vendeve të mund të anëtarësohet në BE. Ndërsa të tjerat të avancojnë shumë në këtë proces të negociatave,”-deklaroi komisionari europian./Fjala.al

Të fundit

“Ju hamë të gjallë”, Dritan Demiraj ‘thumbon’ Alizotin dhe Gaz Bardhin

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke mos e fshehur zhgënjimin për...

Rumunët votojnë në zgjedhjet që mund të thellojnë përçarjet në BE

Rumunët votojnë të dielën në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, ku mund të zgjedhin mes një euroskeptiku të së djathtës ekstreme dhe një të pavaruri...

Krimet Zgjedhore/ Elvis Roshit: Iu gjetën fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, i është sekuestruar telefoni ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, si pjesë e hetimeve për krime zgjedhore. Policia bën me...

Kursi i këmbimit valutor, 18 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 87.3 lekë dhe do të shitet me 88.6 lekë. Euro do të...

VIDEO/ Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në Nju-Jork

Një anije e Marinës Meksikane me 277 persona në bord është përplasur me Urën e Bruklinit në mbrëmjen e së shtunës. Dy persona kanë...

Lajme të tjera

Web TV