Fusha e blertë e Berat Gjimshitit dhe fusha e kuqe e Hashim Thaçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fatbardh Rustemi

Ndeshja me serbët dhe komentet që pasuan më sollën në mend filmin shqiptar “Fusha e blertë, fusha e kuqe” të regjisorit Gëzim Erebara me skenar të Skifter Këlliçit, ku një ndeshje futbolli midis rinisë antifashiste të kryeqytetit me pushtuesit italian, kthehet në përleshje. (Në fakt përleshja ndodhi në Beograd, kur për ironi stadiumi mban dhe emrin “Partizani”. Ironia shkon në tallje kur i sfidon një “ballist”.)

Realisht ndeshjet midis dy kombëtarëve nuk kanë asnjë analogji me filmin, pavarësisht se serbi njihet si pushtues i Kosovës dhe luhet në Tiranë dhe, për më tepër që historia është e anasjelltë: në film kemi kalimin nga “fusha e blertë” tek “fusha e kuqe”. Në luftë, pra në “fushën e kuqe”, si partizanët dhe luftëtarët e UÇK-ës i mundën me italianë, gjermanë dhe serbë, ndërsa “fusha e blertë” është tjetër gjë: italianët dhe gjermanët na kanë rrahur, ndërsa me serbët: njëherë ia morëm fitoren në tavolinë, herën e dytë fituan ata dhe të tretën barazim.

Tjetër heroizmi në luftë dhe tjetër dinjiteti sportiv, tjetër konfrontimi dhe tjetër gara, tjetër Hashm Thaçi dhe tjetër Berat Gjimshiti.

Kur lojtari serb trukoi, duke lënë përshtypjen se ishte qëlluar në kokë, bëri kot, del fare karagjoz, kur kujton skenat e dhunës në stadiumin e Beogradit. (Në “fushën e blertë” janë të dënueshme akte antisportive, qoftë djegia e flamurit serb apo shpalosja e flamurit të UÇK-ës në ambientet e stadiumit. Kjo e flamurëve të kujton tregimin e Ernest Koliqit “Tregtari i flamujve”, ku tregtari u bën thirrje me folë e me shkrue për atdheun, ngaqë atij s`po i shiten flamujtë: “Ne bërtit në kupë të qiellit: Rrnoftë Shqipnija e ti shit, ban pare tue tregtue mbi ndjesit tona.”)

Ja si e përshkruan Mero Bazes një fushë sporti, fill pas kapitullimit të serbëve në Kosovë në librin e tij “Republika e Parë”, për të kuptuar barbaritë e shkjaut, sikurse dhe karakteret e dobta, që turren nëpër rrjetet sociale duke bërë patriotin: “Kërkuam të dinim se kush ishte vrarë nga fshati. Na përsërisnin të njëjtin histori.

Lexo edhe :  “Treni bullgar, fantazi e Berishës”, avokati: Kërkon të jetë në krye të PD me dhunë!

-Është vrarë vëllai im me çunin. Qe, aty lart, te fusha e sportit.

-Po pse s`i keni varrosur i thashë?-i thashë.

-Kena pas frikë se na qëllojnë me snajpër…

U ngjita lart te fusha e sportit. Afër portës gjeta kokën e djalit gjshtëmbëdhjetvjeçar. Pak më tutje, dorën. Afër cepit të fushës gjysmën e trupit të dekompozuar. Ishte skenë makabër. Tentova t`i fotografoja po m`u drodh dora. S`kisha parë kurrë të vdekur… Pak më tutje gjeta babanë e tij. Ishte më i dekompozuar dhe më i prishur. Gjymtyrët ishin shpërndarë…

Zbrita prapë në fshat. Njeriu që njerin e kish nip dhe tjetrin e kish vëlla, ishte po aty. Na pyeti në i gjetëm. Doja ta sikterisja, por m`u duk qënie e mjerë.” (Antigona e tragjikut Sofokli e thyen urdhrin e mbretit, që njeri vëlla i rënë në betejë, të mos varrosej.) Kjo është fusha e barbarisë serbe. Krejt e ngjashme me genocidin grek.

Por “qëniet e mjera”, për të kompesuar turpin, rrënimin shpirtëror, zënë e bëjnë kinse patriotin para kamerave dhe rrjeteve sociale, duke krijuar atë bezdi, sikurse dyndja e karkalecave. Komandantët e UÇK-ës i kanë harruar në Hagë, vijnë dhe na shesin dëngla patriotizmi në Tirana me flamurë e bluza! Nga këta që vijnë me borira dhe zhurmë a kujtohen t`u shkojnë shqiptarëve në shtëpitë, t’u shprehin mirënjohje që ua hapën dyert në ditën e përgjakshme dhe s`ishin pak, por 600 mijë?

Merren me Beratin, kapitenin e kombëtares, i cili bëri një gjest sportiv në përputhje me traditën zakonore shqiptare, vetëm pse e ka gruan serbe? Na shesin dëngla patriotizmi në kryeqytetin evropian të Shqipërisë ca syresh, që e shkruajnë shqipen aq keq sa dhe Buzuku do acarohej?! (Po kur filloi të derdhte lotë krokodili dhe mandata, ai që e ka quajtur UÇK-ën “grupim terrorist”, që s`deshte as Thaçin, as Rugovën e as Bukoshin?!)

Në fushën e kuqe shqiptarët dëshmuan luftëtarin, ndërsa në fushën e blertë sportistin. Daullexhinjtë e patriotizmit i merrni për lëng groshe, si ai që la nipin dhe vëllanë pa varrosur. Dhe këngën e Adem Jasharit shqiptari nga Elbasani, Naim Gjoshi, e kompozoi… m.p.

Të fundit

Si agjentët e Mossad-it në Iran përgatitën terrenin për sulmet ajrore të Izraelit

Operacioni ushtarak izraelit “Ngritja e Luanit”, më i madhi i nisur ndonjëherë nga Izrali kundër Iranit, filloi në orët...

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin Tsikhanouski

Bjellorusia ka liruar 14 të burgosur, përfshirë Syarhey Tsikhanouskin, i cili u arrestua në maj të vitit 2020 gjatë përpjekjes për të kandiduar për...

Kokainë dhe para cash, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar në Crespina Lorenzana. Sipas raportimeve, 31-vjeçari shqiptar është kapur nga policia italiane gjatë një kontrolli të rastësishëm. Sjellja...

Prapaskena e merkatos, Barcelona planifikon goditjen e madhe në 2026

Barcelona po punon jo vetëm për merkaton e kësaj vere, por edhe për atë të vitit të ardhshëm. Mediat angleze raportojnë se klubi katalanas...

Gjykata e Kosovës zbulon vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç

Gjykata Themelore e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiçin për vrasjen e ish-politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviçit, ndërsa katër të akuzuar janë dënuar me...

Lajme të tjera

Web TV