113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Egjipti i Lashtë: Manuali i Mumifikimit

Një papirus 3,500-vjeçar zbulon detaje të papara më parë rreth procedurave të mumifikimit, duke përshkruar në veçanti se si duhej trajtuar fytyra e të ndjerit.

Chiara Guzzonato

Kur flasim për mumifikimin, menjëherë mendojmë për faraonët dhe Egjiptin e Lashtë: dhe me të drejtë, sepse egjiptianët ishin pionierë dhe mjeshtra në procedurat për ruajtjen e të ndjerit, që konsiderohej një art i vërtetë, sekretet e të cilit përcilleshin kryesisht gojarisht. Deri vonë ishim në dijeni vetëm të dy teksteve mbi këtë temë: tani është shtuar një i tretë, një manual i vërtetë mbi mumifikimin, i përfshirë brenda një papirusi mjekësor. Është i ashtuquajturi Papirusi i Luvrit-Carlsbergut, i quajtur kështu për shkak të pronësisë së përbashkët midis muzeut francez të Luvrit dhe koleksionit të papiruseve të Fondacionit Carlsberg (Danimarkë): gjashtë metra i gjatë, daton rreth vitit 1450 para Krishtit dhe është një mijë vjet më i vjetër se dy dorëshkrimet e tjera mbi mumifikimin.

Vetëm për profesionistë

Teksti nuk është menduar për fillestarët, por shërben si një kujtesë për ata që janë në dijeni: nuk merret me teknikat themelore të mumifikimit, por përshkruan detajet e disa procedurave, të tilla si përgatitja e pomadave dhe përdorimi i llojeve të ndryshme të fashave. Në veçanti, shpjegon se si të mumifikohet fytyra e të ndjerit, duke përdorur substanca të marra nga bimët aromatike dhe të gatuara në një lëng që mumifikuesi e shpërndante në copa liri të kuqe, të cilat më pas vendoseshin në fytyrën e mumjes së ardhshme. “Përshkrimi i kësaj procedure është një nga detajet më interesante të manualit”, thotë Sofie Schiødt, egjiptologia që rishikoi papirusin.

Gjatë dy muajve

Kjo procedurë, e panjohur deri më tani, përsëritej çdo katër ditë, 17 herë. Mumifikimi zgjati gjithsej rreth 70 ditë: 35 ditët e para u përdorën për të zbrazur dhe tharë trupin, i cili në 35 ditët e mbetura mbështillej, parfumosej dhe vendosej në arkivol. Në intervalet midis një procedure dhe tjetrës, mumifikuesit e mbulonin kufomën me çarçafë dhe shkopinj temjani, të cilët i ndiznin për të mbajtur larg insektet dhe buburrecat. Një procedurë e gjatë dhe e ndërlikuar, e cila përfundonte me kremtimin e riteve fetare që synonin shoqërimin e të ndjerit në udhëtimin e tij drejt jetës së përtejme.

Lexo edhe :  Adriatiku nuk ndan më, por bashkon! Modeli Italo-Shqiptar në qendër të Europës

Burimi: focus.it/ Përgatiti për botim: L.Veizi

Të fundit

Detyrimet e papaguara/ Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së energjisë

Nga e hëna e datës 21 korrik, kompania OSHEE grup do të nis zbatimin e skemës për pagesën me...

Zjarr në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë dhe terrenit të thyer

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një...

Shumica e qytetarëve europianë mbështesin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një sondazh ka treguar se shumica...

1789 – Marrja e Bastijës dhe shpërthimi i Revolucionit Francez

Më 14 korrik 1789, një ngjarje e jashtëzakonshme tronditi themelet e monarkisë franceze dhe vulosi fillimin e njërës prej periudhave më përcaktuese të historisë...

Horoskopi ditor, 14 Korrik 2025

Dashi Do të harxhoni shumë energji në komunikimin, bisedat dhe korrespondencën me të tjerët.  Kjo do të jetë një kohë e mrekullueshme për t’u çlodhur...

Lajme të tjera

Web TV