Vdekja e ish-ministrit Cikuli/Meta: Trishtuese, përulem para veprës së tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit Maksim Cikuli.

Meta e cilëson një lajm trishtues vdekjen e Cikulit, që sipas tij, ishte një personalitet i shquar i mjekësisë shqiptare, por edhe politikan e përfaqësues i nderuar i elitës qytetare dhe intelektuale të vendit.

“Trishtues lajmi i ndarjes nga jeta të Prof. Dr. Maksim Cikulit, personalitet i shquar i mjekësisë shqiptare, por edhe politikan e përfaqësues i nderuar i elitës qytetare dhe intelektuale të vendit.

Në dekada pune e përkushtimi dhe humanizmi të madh, Prof. Dr. Maksim Cikuli dha një kontribut të shquar si mjek, por veçanërisht si themelues i shërbimit të vetëm kombëtar të gjenetikës në Shqipëri”, shkruan Meta.

Më tej Meta shprehet se,“Në politikë, si ish-ministër i Shëndetësisë dhe deputet në dy legjislatura, ai do të mbahet mend si një zë i moderuar, i angazhuar për mbrojtjen e parimeve të lirisë dhe të drejtave të njeriut qysh në vitet e para të pluralizmit politik, si dhe për reformimin e sistemit shëndetësor në vend.

Duke u përulur me nderim e mirënjohje të thellë para kujtimit dhe veprës së tij, u shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve e bashkëpunëtorëve”.

Të fundit

“Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë midis vendeve evropiane

Turistët amerikanë po përgatiten për një verë të kushtueshme – duke i përshtatur pushimet e tyre në përputhje me...

“Iu luta me dorë në zemër, mos me Nokën”/ Dash Sula tregon përplasjen me Berishën!

Dash Sula, ka rrëfyer një moment të rëndësishëm që, sipas tij, mund të kishte ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve brenda PD-së. "Unë i jam drejtuar me...

Votat e Diasporës, PS pranë përmbysjes së rezultatit në bastionin historik të demokratëve

Procesi i numërimit të votave të Diasporës vijon, me theks të veçantë te ato të ardhura nga Greqia. Deri më tani, Partia Socialiste ka...

Burrat kanë 2 herë më shumë gjasa të vdesin nga ‘sindroma e zemrës së thyer’

Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për dhimbjen psikologjike të një zemre të thyer - libra, këngë dhe filma të panumërt janë shkruar dhe...

Videoja e liderëve ‘bebe’me ‘AI’në Samitin e Tiranës bën ‘namin’në mediat ndërkombëtare

52 liderët e kontinentit evropian të kthyer në fëmijë përmes inteligjencës artificial teksa shprehen në gjuhën e tyre “Mirë se vjen në Shqipëri” është...

Lajme të tjera

Web TV