Ata që e kujtojnë sesi vallëzonte në fushën e lojës, dhe sesi nisi ti marrë vendin në formacion, jo në tipi çfarëdo por një “lloj” Roberto Baggio, janë frikësuar jo pak kur kanë parë imazhet në spital. Legjenda e futbollit Italian dhe Juventus, Alessandro Del Piero është shtruar në spital por fatmirësisht nuk ka komplikacione të rënda.
Ish kapiteni i Juventus, që jeton më së shumti në Los Angeles në SHBA, kërkoi ndihmën e mjekëve dhe u dërgua me ambulancë në një qendër shëndetësore në “Qytetin e Ëngjëjve” për krizë serioze në veshka. Ish sulmuesi i bardhezinjve, kërkoi të qetësojë tifozët por buzëqeshja pas maskës ishte disi e sforcuar…
“Ende nuk e besoj sesi një gur vetëm 3 milimetra mund të shkaktojë kaq shumë dhimbje” tha Del Piero.