Kapitalizmi grabitqar shqiptar: nga tokat e xanuna te përvetësimi pasurisë publike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Shpëtim Luku 

George Soros ka një përcaktim për atë lloj kapitalizmi që u ndërtuaa në Rusi në vitet 90. E quan “predatory capitalism”. Dhe si procese që instaluan këtë lloj kapitalizmi ai rreshton privatizimin e pronave publike në mënyrë të shpejtë e të paqëndrueshme, nëpërmjet metodave korruptive dhe pa transaparencë. Nënvizon faktin që një grusht i vogël njerëzish të quajtur oligarkë shtinë në dorë pjesën më të madhe të pasurisë kombëtare nëpërmjet lidhjeve politike. Shteti u dobësua, dhe funksionet e tij rregullatore u zëvendësuan nga interesa private.
Ligji dhe institucionet demokratike nuk u zhvilluan me të njëjtën shpejtësi si tregu, duke sjellë një ambient ekonomik të egër, pa mbrojtje për qytetarët apo për sipërmarrjen e ndershme.
Po pse Soros e kritikon këtë model?
Sepse, sipas tij, ky model ka çuar në korrupsion sistematik, pabarazi ekstreme, diskreditim të demokracisë dhe ekonomisë së tregut në sytë e popullatës.
Duket pra se e njëjta diagnozë vlen edhe për Shqipërinë, e cila ka instaluar me të njëjtat procese e me të njëjtat pasoja “kapitalizmin grabitqar”
Fillimi i viteve ’90 në Shqipëri nuk solli vetëm rënien e një sistemi politik dhe ekonomik, por edhe lindjen e një modeli të ri zhvillimi që do të merrte trajta të çuditshme: një kapitalizëm pa rregulla, pa drejtësi dhe pa busull publike. Kapitalizmi grabitqar, nisi me zaptimin masiv të pronave në periudhën e anarkisë pas rrëzimit të komunizmit dhe vazhdon sot nën petkun e “zhvillimit ekonomik”.

Tokat e xanuna dhe legjitimimi i grabitjes

Në fillimet e tranzicionit, mijëra njerëz u zhvendosën nga zonat rurale drejt qyteteve të mëdha si Tirana dhe Durrësi. Ata zunë toka dhe prona të braktisura, shpesh të ish-pronarëve legjitimë. Në mungesë të një shteti funksional dhe një sistemi të drejtë pronësie, ata që “zunë” u bënë pronarë, ndërsa pronarët e vërtetë mbetën pa pronë. Shteti, në vend që të rregullonte situatën, e kurorëzoi këtë grabitje duke e kthyer në status-quo ligjore.
Ky ishte akti i parë i një tragjikomedie ekonomike që do të thellonte pabarazitë, do të krijonte pasuri të papritura dhe do të rrënonte çdo ide të drejtësisë sociale.

Lexo edhe :  Veliaj nuk ka asnjë shans, zbulohet gruaja që po e fundos me dëshmitë e saj në SPAK

“Zhvillimi” si alibi për privatizimin

Sot, forma e grabitjes është më e sofistikuar. Ajo nuk ndodh më në errësirën e anarkisë, por në dritën e ditës dhe me firmën e shtetit. Quhet zhvillim, por në thelb është privatizim i burimeve publike. Në emër të investimeve strategjike, qeveritë japin toka, bregdet, pasuri natyrore dhe hapësira publike pa transparencë dhe shpesh pa përfitime reale për komunitetin.

Pogradeci dhe muri buzë liqenit

Merrni si shembull Pogradecin: ndërtesa shumëkatëshe do ngrihen buzë liqenit, duke shkelur jo vetëm estetikën dhe karakterin urban të qytetit, por edhe interesin publik. Pse duhet të ndërtohet një “mur betoni” kur mund të rehabilitoheshin objektet ekzistuese si “Oktapodi” apo “Turizmi i Vjetër”? Ky nuk është zhvillim, por është shkatërrim i memories urbane dhe bllokim i aksesit të komunitetit te pasuritë natyrore.

Gjiri i Lalzit dhe shndërrimi i natyrës në resort

E njëjta histori përsëritet në Gjirin e Lalëzit. E vetmja ndërhyrje me vlerë zhvillimore është hoteli Melia. Pjesa tjetër? Vila dhe komplekse private që kanë zaptuar një nga pasuritë më të çmuara natyrore të vendit. Këto nuk janë investime produktive, por forma të kamufluara të përvetësimit të tokës publike.

Përfitime për pakicën, humbje për shumicën

Modeli ekonomik që po ndiqet është i thjeshtë: pasuria publike përdoret për të krijuar pasuri private. Fiton një pakicë investitorësh, ndërsa shumica humb aksesin te burimet që përkasin të gjithëve. Kjo është mënyra se si kapitalizmi, në vend që të jetë motor zhvillimi për të gjithë, është shndërruar në një mekanizëm për grabitjen sistematike të pasurisë publike.

Të fundit

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak, e cila u karakterizua nga debatet, pasi këshilltarët e opozitës përsëritën kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt, pas...

Lajme të tjera

Web TV